Londer qellohet bankieri rus
Një ish-bankier rus është qëlluar disa herë në lindje të Londrës. Ai aktualisht po mbahet me roje të armatosura në spital. German Gorbuntsov u qëllua nga një person që hyri në banesën e tij. Sipas mjekëve, 40 vjeçari është në gjendje kritike por të qendrueshme. Autoritetet policore bënë me dije se ishte shumë herët për të folur në lidhje me një tentativë për vrasje në Moskë të një tjetër bankieri, Aleksandër Antonov. Sipas mediave ruse mbetet sekret vendi ku po mjekohet bankieri dhe arma me të cilën ai është qëlluar. Nuk janë kryer ende arrestime dhe detektivët po i trajtojnë të shtënat si vrasje në tentativë. Mediat ruse flasin se se Gorbuntsov ishte dëshmitar për vrasjen e Aleksandër Antonov në vitin 2009. Por atentati mbetet ende i paqartë, ndërsa forcat policore vijojnë hetimet.