E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA cliron fonde per Palestinen

Ligjvënësit amerikanë kanë lëvruar 88 milionë dollarë në formë ndihme për palestinezët, shumë kjo që ishte ngrirë për më shumë se gjashtë muaj. Ky veprim vjen pasi dy anëtarë të vjetër republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve tërhoqën kundërshtimin e tyre për lirimin e fondeve. Një prej tyre, Illena Ros Lehtinen deklaroi se paratë nuk duhet të shkojnë në Rripin e Gazës, që qeveriset nga lëvizja islamike e Hamasit. Gjithësesi, ajo tha se do të vazhdojë të bllokojë ndihmën e mbetur prej 58 milionë dollarësh.
Me anë të një letre, republikania u shpreh se ishte e shqetësuar se fondet mund të përfundojnë në duart e militantëve dhe të përdoren nga ata për qëllimet e tyre. Ros Lehtinen, që drejton Komitetin e Punëve të Jashtme, theksoi se po i zhbllokonte fondet me shpresën se ato nuk do të përdoren për ndërtimin e rrugëve në Bregun Perëndimor, ose për promovimin e tregtisë dhe turizmit nga palestinezët.
Mendohet se paratë do të përdoren për shëndetësinë, projekte të ujit dhe ushqimit për palestinezët. Ligjvënësit amerikanë i kishin bllokuar fondet që kur Autoriteti Palestinez u përpoq të siguronte njohjen si anëtar i OKB-së shtatorin e vitit të kaluar.
Por një komitet i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dështoi në arritjen e një marrëveshjeje për kërkesën palestineze. Uashington ka shprehur shqetësimin e tij se oferta mund të dëmtojë bisedimet e paqes ndërmjet Izraelit dhe palestinezëve dhe të nxisë dhunën në rajon.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›