E Diel, 1 Nëntor 2026

Santorum qellon Obamen

Në një kohe që fushata e zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara sa vjen dhe bëhet më e fortë, kandidatët republikanë shfaqin gjithnjë e më tepër “zemërimin“ e tyre ndaj politikave të presidentit Barak Obama dhe personalitetit të tij. Gjatë një eventi në Luisiana, shteti i radhës ku do të mbahen zgjedhjet preliminare, kandidati republikan Rick Santorum ka rrezikuar që një performancë në qitje të transformohej në një incident të rrezikshëm diplomatik.
“Bëj sikur është Obama” thërrisnin mbështetësit, ndërsa ai nuk përgjigjej. Në fund Santorum është shprehur se është qesharake, nuk mendoja se ishte presidenti Obama , është një koment i tmerrshëm dhe jam i lumtur që nuk e kam dëgjuar, shprehet Santorum.
Sigurisht nuk donte të qëllonte Obamën, por nuk gjendej aspak rastësisht në Luisiana, ku po përgatit terrenin e tij kundër kandidatit më favorit Mitt Romney .

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›