SHBA: Kosova, shtet i pavarur
Shtetet e Bashkuara kane njohur dje Kosoven si shtet te pavarur dhe sovran. Qendrimi i SHBA ka ardhur nepermjet sekretares se Shtetit, Kondoleza Rajs, e cila, nepermjet nje deklarate per mediat, ka saktesuar "Shtetet e Bashkuara kane njohur zyrtarisht Kosoven si nje shtet sovran dhe i pavarur. Ne urojme popullin e Kosoves per kete rast historik”. Nje deklarate e qarte e shtetit me te fuqishem te botes, e cila vjen menjehere pas nje sere levizjesh te forta diplomatike ne Keshillin e Sigurimit, por edhe ne Komisionin Evropian. Nderkohe sekretarja amerikane e Shtetit, eshte shprehur se Presidenti Bush i eshte pergjigjur pozitivisht nje kerkese nga Kosova per te vendosur marredhenie diplomatike midis dy vendeve tona. Vendosja e ketyre marredhenieve, sipas saj, do te riafirmoje lidhjet e vecanta te miqesise qe kane lidhur se bashku popullin e Shteteve te Bashkuara dhe Kosoves. Njohja nga ana e SHBA eshte paralajmeruar qe nga Tanzania nga ana e Presidentit Bush, teksa eshte shprehur se “kosovaret jane tashme te pavarur”.
Nepermjet qendrimit zyrtar te SHBA, pershkruhet dhe rruga e ndjekur nga ana e shtetit te ri te Kosoves, qe nga clirimi e deri te shpallja e pavaresise. Nente vjet me pare, bashkesia nderkombetare, udhehequr nga NATO, veproi per t’iu dhene fund sulmeve brutale ndaj popullsise kosovare shqiptare. Kjo nderhyrje nderkombetare ne kohe i dha fund dhunes, duke cuar ne vendimin e Keshillit te Sigurimit te Kombeve te Bashkuara per te pezulluar qeverisjen e Beogradit dhe per ta vendosur Kosoven nen administrimin e perkohshem te OKB-se. Qysh nga ajo kohe, Kosova ka ndertuar institucionet e saj demokratike te vecuara nga kontrolli i Beogradit. Vitin e kaluar, i derguari i Posacem i OKB-se, Marti Ahtisari, zhvilloi nje plan per te ndertuar nje Kosove demokratike dhe shume-etnike dhe rekomandoi qe Kosova te jete e pavarur, duke iu nenshtruar nje periudhe mbikeqyrjeje nderkombetare. Shtetet e Bashkuara mbeshtesin planin “Ahtisari” dhe do te punojne me partneret e tyre nderkombetare per te ndihmuar venien e tij ne zbatim.
“Mirepresim angazhimet qe Kosova beri ne deklaraten e saj te pavaresise per te zbatuar planin “Ahtisari”, per te perqafuar shume-etnicitetin si nje parim themelor te mireqeverisjes, dhe per te mirepritur nje periudhe mbikeqyrjeje nderkombetare”, shprehet qendrimi i SHBA, nepermjet nje deklarate per mediat, te leshuar nga perfaqesia e saj diplomatike ne kryeqytetin shqiptar, Tirane. Sipas saj, kombinimi i pazakonte i faktoreve ne situaten e Kosoves – perfshi kontekstin e shperberjes se Jugosllavise, historine e spastrimit etnik dhe krimeve kunder civileve ne Kosove, si dhe periudhen e zgjatur te administrimit nga OKB, nuk gjenden tjeter kund dhe, per rrjedhoje, e bejne Kosoven nje rast te vecante. Kosova nuk mund te shihet si precedent per asnje situate tjeter sot ne bote. “Shtetet e Bashkuara shfrytezojne kete rast per te riafirmuar miqesine tone me Serbine, nje aleate gjate dy lufterave boterore. Ne ftojme udheheqesit e Serbise te punojne se bashku me Shtetet e Bashkuara dhe partneret tane per te permbushur synime te perbashketa, te tilla si mbrojtja e te drejtave, sigurise, kultures dhe mireqenien e bashkesise serbe ne Kosove”, ka qene deklarata e SHBA. Ajo nenvizon se, nderkohe qe Kosova fillon sot jeten e saj si nje shtet i pavarur, Shtetet e Bashkuara premtojne se do te vazhdojne te jene mik dhe partner i ngushte.
J.M