Pentagoni publikonvideo të Bin Laden nështëpinë e tij ku u vra
SHBA- Pentagoni ka publikuar sot në mbrëmje, disa video të Osama Bin Laden, të gjetura në shtëpinë e tij në Pakistan, aty ku kreu i Al Kaedes u vra një javë më parë. Në këto video, ai shfaqet duke parë veten në televizor apo duke përgatitur video-mesazhe të adresuara SHBA-ve.
Pentagoni ka publikuar gjithashtu edhe një video propagandë të regjistruar nga Sheiku i terrorit. Në një video tjetër, Bin Laden shfaqet ndërsa sheh një program televiziv rreth tij në një televizion arab.
Në total janë 5 video, të sekuestruara gjatë sulmit të javës së kaluar të forcave speciale amerikane. Në videon e parë, të xhiruar në tetor ose nëntor të 2010-ës, Bin Laden shfaqet me veshjen e zakonshme që përdorte në mesazhet e mëparshme. Nuk ka audio të këtyre filmimeve, por zyrtarët e Pentagonit thonë se bëhet fjalë për një mesazh për SHBA-të. Ndërsa tre xhirimet e tjera duket të jenë prova për video-mesazhin. Gjithesesi bëhet fjalë për imazhet e para të Bin Laden që publikohen, që pas mesazhit të kreut të Al Kaedes në vitin 2007.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)