Papandreu: Nuk do e braktisim euron
ATHINË- Kryeministri grek Jorgos Papandreu ka hedhur poshtë njoftimet në media se Greqia po shqyrton mundësinë për të dalë nga eurozona. Papandreu jo vetëm që mohoi këtë lajm, por madje tha se nuk ka patur as diskutime zyrtare lidhur me këtë gjë. Kryeministri grek kërkoi që Greqia të lihet e qetë në këtë situatë të vështirë ekonomike me të cilën po përballet.
“Këta skenarë janë kriminal përtej kufijve. I bëj thirrje të gjithëve në Greqi dhe jashtë, vecanërisht në BE, që ta lini Greqinë të qetë të bëje punën e saj”- tha Papandreu.
Pavarësisht paketës ndërkombëtare të shpëtimit prej 110 miliard euro Greqia, e cila bën pjesë në zonën euro që nga viti 2001, nuk ka mundur të reduktojë deficitin e saj buxhetor sic pati premtuar.
Një ditë më parë e përditshmja gjermane Der Spiegel publikoi lajmin sipas së cilës, Greqia po shqyrton mundësinë për të dalë nga eurozona dhe të rivendosë monedhën vendase dhraminë. Lajmi shkaktoi rënien e euros me 1 përqind kundrejt dollarit në bursat europiane.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)