E Shtunë, 31 Tetor 2026

MASH: Pavarësia e Kosovës në tekstet shkollore

• “Shpallja e Republikës së Kosovës si shtet sovran dhe i pavarur do të pasqyrohet në librat shkollorë në vendin tonë, sipas një urdhri të posaçëm të ministrit të Arsimit e Shkencës”, këtë bëri me dije dje zyra e shtypit të MASH.Sipas këtij dikasteri, në porosinë për librat e rinj të Historisë e Gjeografisë të vitit shkollor 2008-2009 (Altertekst 2008) kusht për certifikim do të jetë pasqyrimi i kësaj ngjarje me rëndësi madhore për Kosovën, Shqipërinë, Evropën dhe botën. Për këtë botuesit do të marrin nga BOM udhëzime për ndryshimet përkatëse në programet lëndore. “Në lëndën e historisë është e nevojshme që ngjarjet të shtrihen deri në datën 17 shkurt 2008, përfshi dhe pavarësinë e Kosovës dhe të pasqyrohen në programin e historisë së klasës së 8, 9 në arsimin bazë dhe historisë të vitit të 3 dhe 4 në shkollat e mesme”, sqaroi MASH. Sipas saj, në lëndën e gjeografisë duhet të ndryshohet teksti i gjeografisë i klasës 7 e 9 në arsimin bazë dhe gjeografia e vitit të katërt të shkollës së mesme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›