SHBA mbështet protestat
Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton ka shprehur mbështetjen e saj te fuqishme për mijëra mbështetësit e opozitës qe protestuan ne kryeqytetin e Iranit te hënën. Zonja Clinton tha se ata meritojnë te njëjta te drejta me ato qe u janë mohuar popullit egjiptian prej vitesh dhe se Irani duhet te hape sistemin e tij politik. Një person raportohet te jete qëlluar për vdekje gjate përleshjeve te ashpra mes protestuesve dhe forcave te sigurisë ne qendër te Teheranit. Dhjetëra protestues u arrestuan, ndërsa liderët e opozitës u vunë ne arrest shtëpie. Ne manifestimin e pare te madh qe prej dhjetorit te 2009, mijëra mbështetës te opozitës u mblodhën ne sheshin ?Azadi?, ne një shfaqje solidariteti për revoltat e fundit ne Tunizi dhe Egjipt. Edhe pse qeveria iraniane i mbështeti protestat ne Egjipt dhe Tunizi, duke i cilësuar si zgjidhje te myslimaneve, manifestim e fundit ne vend e cilësoi një lëvizje politik te armiqve te regjimit.
Shpërndaje