E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grumbullohet kombetarja U-21

TIRANE - Trajneri i kombetares shqiptare U-21, Artan Bushati ka bere te ditur sot listen e 18 lojtareve qe do te grumbullohen per tre dite, ne kuader te pergatitjeve per Kampionatin Evropian U-21. Sipas FSHF-se "ne mungese te nje ndeshje miqesore, trajneri Artan Bushati ka menduar te zhvilloje nje stervitje tre ditore me lojtaret e rinj". Bushati ka grumbulluar per keto stervitje vetem lojtare nga kampionati shqiptar, duke iu dhene mundesine, disa talenteve te rinj te shijojne grumbullimin e pare me kombetaren Shpresa. Disa nga emrat e rinj te grumbulluar nga Artan Bushati jane: Kadri Birja i Shkumbinit, Migen Metani i Tiranes, si dhe Erjon Vucaj nga Vllaznia. Grumbullimi tre ditor do te nise diten e hene ne oren 13:30 ne stadiumin kombetar "Qemal Stafa".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›