E Diel, 1 Nëntor 2026

Grup pune për sigurinë ushqimore

05/04/2005  Ministri i Shëndetësisë, Leonard Solis, firmosi dje urdhrin për ngritjen e grupit të punës për përgatitjen e Strategjisë së Sigurisë Ushqimore. Në kuadër të projektit të Paktit të Stabilitetit, forcimi i shërbimeve të ushqyerjes dhe sigurisë ushqimore në Evropën Juglindore, në muajin dhjetor 2004, u nënshkrua marrëveshja për zbatimin e këtij projekti nga Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Punëve Sociale të Greqisë. Një ndër objektivat më kryesore të këtij projekti është përgatitja e strategjisë së sigurisë ushqmore. Pikërisht për realizimin e këtij objektivi shërben urdhri më i fundit i ministrit të Shëndetësisë. Gjithashtu Solis i dërgoi një shkresë homologëve të tij, Duka, Malaj, Angjeli dhe Fino, të ngarkojnë nga një ekspert, sipas ministrive

Përkatëse, në përgatitje të kësaj strategjie. Grupi i punës si fillim do të përgatisë analizën e situatës dhe më pas

draft strategjinë për sigurinë ushqimore në vend, e cila do të bazohet në rekomandimet e OBSH-së. Në këtë strategji do të trejtohen thellësisht problemet e sigurisë ushimore dhe të shëndetit publik.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›