Peres De Kuelar “liron” Liri Belishovën pas 30 vjetësh internim

05/04/2005 Cili ishte qëndrimi i udhëheqjes sovjetike ndaj divergjencave parimore mes politikës së PKBS-së dhe udhëheqjes komuniste shqiptare? Cili ishte terreni që gjeti Liri Belishova pasi u kthye nga Kina? Çfarë po kurdisnin binomi Hoxha-Shehu? Kush e mundësoi lirimin e Liri Belishovës nga internimi 30 vjeçar? Çfarë përbante fjalimi i Enverit në mbledhjen e 81 partive në Moskë? Cili ishte akuza kundër partisë komuniste jugosllave dhe asaj sovjetike? Si reagoi partia komuniste sovjetike ndaj “rebelimit” të delegacionit shqiptar? Enver Hoxha refuzon bisedën private që u kërkoi Hrushovi pas mbledhjes së 81 partive.
Historiania ruse, Nina Smirnova, në librin “Historia e Shqipërisë përgjatë shekullit XX”, botuar nga "Ideart", sjell dëshmi dhe fakte të reja përmes shfrytëzimit të arkivave të panjohura të Moskës, Beogradit, Parisit, Berlinit, Londrës, Romës, Athinës e Tiranës. Në këtë botim voluminoz prej gati 800 faqesh, përfshihen mbi 250 bibliografi të reja, të panjohura më parë. Smirnova ishte njohëse e shkëlqyer e gjuhës shqipe dhe njihte fare mirë frëngjishten, italishten dhe anglishten, lexonte gjermanisht dhe greqisht.
“Shqipëria, vendi më i vogël e më i dobët i Evropës, që e fitoi pavarësinë kombëtare në fillim të shekullit XX, në vitin 1912, në jubileun e vet të njëqind vjetorit si shtet, duhet të ndahet më në fund nga emri i vendit më të varfër të Evropës, i cili e ka ndjekur pas gjatë gjithë kësaj kohe”, kështu shprehet Nina D.Smirnova (1928-2001) doktore e shkencave historike, albanologe dhe përkthyese, që është një nga autoret më serioze që është marrë me studimin dhe interpretimin e historisë shqiptare. Ajo është e njohur jo vetëm në botën akademike ruse, por edhe në arenën ndërkombëtare për qëndrimet që ka mbajtur ndaj Shqipërisë dhe kontributin në pasurimin e historiografisë shqiptare me argumente, interpretime dhe dëshmi arkivash të panjohura dhe të paqëmtuara gjer sot.
Këndvështrimet nga e cila ajo e sheh historinë e Shqipërisë hedhin dritë mbi mjaft anë të errëta, të shtrembëruara e pak të njohura mbi figurat, personazhet, personalitetet dhe momentet historike më kulmore gjatë shekullit XX-të.
Udhëheqësit kinezë-Lui Shao Çi, Çu En Lai, Ten Siao Pin-gjatë bisedës me kolegët shqiptarë, kishin përshkruar në mënyrë të hollësishme tërë gamën e divergjencave parimore me politikën e PKBS-së që, sipas tyre, ishte larguar nga vija klasore leniniste.
Në veçanti, ata mendonin se bashkekzistenca paqësore dhe gara me vendet kapitaliste, ishte një ide antimarksiste dhe se fitorja mbi imperializmin dhe triumfi i socializmit në të gjithë botën mund të realizohej vetëm me anë të forcës. Nuk përjashtohej as përdorimi i armëve bërthamore e për pasojë, vdekja e miliona njerëzve. Por ata që do të mbeteshin gjallë, sipas ideologëve kinezë, mbi gërmadhat e një shoqërie të vjetër e të kalbur, do të ndërtonin një jetë të re e të lumtur.
Në këtë kohë, kishte përfunduar përgatitja për mbledhjen ndërkombëtare të partive komuniste në Bukuresht dhe në takimin, që u bë në ambasadën shqiptare në Pekin, me këshilltarin e ambasadës të BRSS-së, anëtarët e delegacionit e informuan atë shkurt, për qëndrimin e kinezëve.
Rruga e kthimit për në atdhe kalonte nëpërmjet Moskës dhe L. Belishova u foli personaliteteve partiake, që kishin dalë për të takuar delegacionin, për përshtypjet e veta nga vizita në Kinë. Kur u kthye në Tiranë, mësoi se Hoxha dhe Shehu kishin vendosur ndërrimin e kursit drejt Kinës. Pas shqyrtimit të veprimtarisë së delegacionit, anëtarët e tij, gjithashtu anëtarë të Byrosë Politike të KQ-së, morën vërejtje, siç u tha “duke marrë parasysh arsimimin e ulët politik”, ndërsa L. Belishova, me vendim të Komisionit Special të MPB-së, u internua për një afat të pacaktuar. Ajo u lirua pas 30-vjetësh, më 1990, si pasojë e vizitës së sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Peres De Kuelar në Shqipëri.
Në nëntor të vitit 1960, në Konferencën e 81 partive në Moskë, E. Hoxha doli në mbështetje të referatit të ten Siao Pinit. Ai përsëriti argumentin e palës kineze dhe deklaroi se ishte kundër qëndrimit të PKBS-së për bashkëekzistencën paqësore, për rrugët e kalimit në socializëm e për kultin e individit të Stalinit. Më hollësisht Hoxha u ndal në problemin jugosllav, duke argumentuar domosdoshmërinë për t’u kthyer te vlerësimi i vitit 1949. Ai foli për synimet e udhëheqjes së PKJ-së për të imponuar me forcë idetë e veta revizioniste dhe e përforcoi këtë tezë me argumentat: a) Rankoviçi në krye të shërbimit të sigurimit (UDBA) bëri fushatë për asgjësimin fizik të shqiptarëve të Kosovës dhe Maqedonisë, b) UDBA përgatit arratisjen e Liri Gegës dhe Deli Ndreut që, më pas, nga Jugosllavia të drejtonin sulmin kundër Shqipërisë, c) Titoja organizoi kundërrevolucionin në Hungari, ç) jugosllavët bënin marrëveshje me grekët për të copëtuar Shqipërinë. Për dy pikat fundit Hoxha shtoi se udhëheqja jugosllave kishte vepruar me miratimin e Hrushovit. Pjesën më të madhe të fjalimit Hoxha ia kushtoi ndihmës ekonomike të BS-së, duke e fajësuar udhëheqjen e PKBS-së se donte ta shndërronte Shqipërinë në një gjysmëkoloni agrare.
Hoxha vuri në dukje për të pranishmit se thelbi i mosmarrëveshjes i PPSH-së me PKBS-së nuk është për çështje të veçanta, por më i thellë. Ai nuk foli drejtpërdrejt për degjenerimin borgjez të shoqërisë sovjetike e të PKBS-së (këtë ai do ta deklaronte pas një viti), por zgjodhi e argumente me të cilat synonte të vërtetonte politikën shoviniste të shtetit të madh e të qeverisë sovjetike.
Fjalimi u kundërshtua me ashpërsi nga shumica dërrrmuese e pjesëmarrësve të mbledhjes. Por jo pak i shqetësoi udhëheqësit shqiptarë. Në dallim nga kinezët e kujdesshëm, që linin pas vetes një rrugë për tu tërhequr, shqiptarët, pasi kishin bërë zgjedhjen, shkuan deri në fund, duke djegur pas vetes të gjitha urat. Kreu i delegacionit kinez, Çu En Lai, më shumë heshti, duke lënë Ten Siao Pinin ta luante rolin kryesor në polemikat ideogjike. Por, më 1 dhjetor, ai qe i pari, që nënshkroi deklaratën e mbledhjes, duke shtyrë kështu për njëfarë kohe shpalljen e divergjencave midis PKK-së dhe PKBS-së. Ndërsa nga pala shqiptare, barrën e polemikës e mori mbi vete E. Hoxha. Udhëheqësit sovjetikë u përpoqën ta ndryshonin situatën dhe iu kërkuan Hoxhës e Shehut një bisedë private, por ata kundërshtuan në mënyrë të prerë dhe pa pritur mbarimin e mbledhjes, u kthyen në atdhe.
Në Sheshin e vjetër të Moskës ishin përgatitur dy postera masivë të dokumenteve mbi marrëdhëniet me PKK-në dhe PPSH-në. Nëse Çu En Lai nuk do të nënshkruante deklaratën, atëherë dhe delegacioneve iu shpërnda vetëm filipikja antishqiptare, ndonëse Hysni Kapoja, që kishte qëndruar në Moskë, nënshkroi dokumentet pëfundimtare të mbledhjes. Që atëherë, në praktikën e PKBS-së u rrënjos, për një kohë të gjatë zakoni, që për gabimet e PKK-së të kritikohej PPSH-ja.
Pas mbledhjes së Moskës, udhëheqja sovjetike i shtriu divergjencat ideologjike në sferën e marrëdhënieve ndërshtetërore, deri në shkëputjen e lidhjeve ekonomike. U anulluan nga pala sovjetike kreditë e negociuara për planin e tretë pesëvjeçar (1961-1965) dhe u kërkua shlyerja e kredive të dhëna, brenda afateve të caktuara. U larguan nga Shqipëria specialistët që punonin me ekonominë popullore, ndërsa studentët shqiptarë, pëfshi këtu edhe ata, që studionin në institucionet e larta arsimore ushtarake, humbën të drejtën për të studiuar në BRSS.