Mësuesit, nisin negociatat, për rritjen e pagave

05/04/2005 Pritet takimi me Memushin. Ministria: Kemi nisur negociatat me Ministrinë e Financave dhe atë të Punës Sociale
Arsimtarët i lënë Qeverisë dhe dy javë kohë për të rritur pagat
Ministri i Arsimit, Luan Memushi pritet që të zhvilloj një takim me drejtuesit e sindikatave të mësuesëve dhe pedagogëve, ndërkohë që kanë nisur negociatat me Ministrinë e Financave dhe atë të Punës dhe Çështjeve Sociale. Mësuesit do të rinisin grevën në datën 12 prill, kur do të zhvillojnë një grevë paralajmëruese, 1 orëshe dhe më pas më datën 18 prill, tre ditore. Burime nga Ministria e Arsimit shprehen se së shpejti pritet të zhvillohet një takim i ministrit të Arsimit, Luan Memushi me dy drejtuesit e sinadikatave, me atë të Konfederatës, Xhafer Dobrusha dhe të së “Pavarurës”, Dëfrim Spahia. Në një deklaratë për shtyp, Ministria e Arsimit shprehet se është e hapur gjithnjë për dialog, në mënyrë që të mos krijohen probleme në mbylljen me normalitet të vitit shkollor. Në këtë mënyrë janë duke u zhvilluar negociata me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Punës dhe Çështjeve Sociale në kërkim të gjetjes së një përgjigje konkrete, lidhur me kërkesat e parashtruara nga partnerët sindikalë që veprojnë në fushën e arsimit. Ndërkohë Ministria e Arsimit thekson se edhe nga kontaktet e vazhdueshme të përfaqësuesve të Ministrisë së Arsimit me përfaqësuesit e këtyre sindikatave, palët janë shprehur të një mendjeje, që kërkesat financiare të mos bëhen pengesë për ndërprerjen e mësimit, por të realizohen në kohë, bazuar në kapacitetet e mundësitë e buxhetit të shtetit. Sindikatat kishin vendosur që greva e mësuesëve të ishte paralajmëruese më 12 prill, më 18 prill të vazhdonte triditore e më pas pa afat. Ndërkohë edhe pedagogët janë shprehur se pas dy javësh do të përfshihen në grevë, nëse qeveria nuk merr parasysh kërkesën për mbulimin e rritjes së pagave të punonjësve të administratës nga buxheti i shtetit, jo nga të ardhurat dytësore. Ministri i Shtetit, Marko Bello, ka premtuar se studimi për rritjen e pagave do të përfundoj së firmosuri brenda muajit.
Sindikatat kërkojnë rritjen e pagave deri 30 për qind. Sipas sindikalistëve, kjo ka qenë një derivat i mosrealizimit të kërkesave të vitit 2004-05, kërkesa për një rritje rroge prej 15-30%, nuk është një kërkesë taksative, por është një kërkesë shumë e domosdoshme dhe ka lindur nevoja për diskutime. Ministria e Arsimit shprehet zyrtarisht se ka qenë dhe mbetet e hapur për dialog me të gjithë përfaqësuesit sindikalë, në zbatim të kontratave të nënshkruara mes palëve dhe që janë ende në fuqi. Ndërkohë ministri i Arsimit, Luan Memushi, ka deklaruar: “Ne i kemi ngritur pagat e mësuesëve gradualisht. Por, sindikatat kërkojnë një rritje të menjëhershme 30 për qind. Duhet ta dijnë se pagat nuk i rris unë dhe as Ministria e Arsimit”. Në bisedimet me sindikatat është bërë e ditur edhe një rritje prej mbi 8 për qind e pagës së tyre, që qeveria planifikon ta realizojë në muajin qershor. Sindikalistët nuk kanë pranuar që rritja e premtuar e pagës të nisë nga 1 nëntori, por nga 1 shtatori dhe të jetë 12 për qind, dhe jo 8 për qind, pasi 3.4 përqindëshi është indeksimi i pagave të të gjithë punonjësve. Ndërkohë, ata nuk pranojnë që rritja të nisë nga 1 qershori për vitin 2005, por nga dhjetori dhe të jetë jo 12 për qind, por deri 30 për qind. Megjithatë, këtë herë ata kanë toleruar në një pikë, pranojnë që rritja e pagës të nisë dhe nga muaji qershor.