Do të bëjmë atentat të rendësishëm në Tiranë
04/04/2005 Kerkesa kurth e policisë për trafikantët e minave me telekomandë
Prej ditësh, informacioni për ekzistencën e eksplozivit C4, në një nga banesat e qytetit të Shkodrës, kishte alarmuar antikrimin vendas. Dihej dhe tregu nga Mal i Zi në Shqipëri, dhe sipas informacioneve të rezervuara, malazezët i kërkonin palës shqiptare kryerjen e një operacioni të përbashkët. Kjo, mbase për interesa të caktuara të policisë së shtetit fqinj, të cilët kishin informacion jo vetëm për ekzistencën e këtij lloji eksplozivi në vendin e tyre, por edhe identitetin e njerëzve që merreshin me këtë trafik. Rënia në gjurmët e bombave në qytetin e Shkodrës, duket se ia lehtësoi punën malazezëve, të cilët janë treguar të gatshëm për të bashkëpunuar me palën shqiptare. E gjitha kishte të bënte me kapjen në flagrancë të autorëve që tregtonin mallin luftarak. Dhe që të kryhej kjo, duhej të zbulohej baza dhe autorët të kapeshin në momentin kur do të kryenin shitjen. Pas një jave pune intensive dhe hetimore, u arrit dhe mbyllja e planit deri me detaje, si rezltat i të cilit përfunduan në pranga dy shtetas malazezë dhe tre banues të Shkodrës.
“Policia “ blen minën 1500 EURO
Mbahet sekret grupi apo individi që mundësoi kontaktin e blerësve me autorët që kishin eksplozivin C4. Gjithashtu, flitet për zhvendosje nga Shkodra në drejtim të panjohur, të personit që pagoi paratë për minën dhe që u ballafaqua me trafikantët. Kërkesa për blerje u motivua me qëllim kryerjen e një atentati të rendësishëm në Tiranë. Trafikantët janë bindur dhe nuk dyshuan në asnjë veprim të blerësit, kur ky i fundit ka dhënë detaje rreth ekzekutimit të sopuzuar në kryeqytet. Është renë dakort në Pazar si dhe levizja që do të kryhej nga autorët. Ky ishte momenti kur policia vuri në lëvizje forcat e vëzhgimit dhe ato të veprimit. Në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Rendit Publik, operacioni i koordinuar nga Drejtoria e Luftës Kundër Krimit të Organizuar në Ministrinë e Rendit Publik, është realizuar në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Shkodër dhe policinë e Malit të Zi. Sipas po të njëjtit njoftim, në datë 02.04.2005, rreth orës 08.00, pas një plani të detajuar i cili ishte mbështetur në të dhënat e mbledhura prej kohësh, strukturat e policisë kanë organizuar një blerje të stimuluar të një sasie lënde eksplozive C4, të modifikuar për shpërthim me anë të celularit. Çmimi për një bombë të tillë ishte 1500 Euro.
Operacioni dhe arrestimet
Pas realizimit të blerjes, policia vihet në ndjekje të dy autoveturave tip BENZ, dhe ndalon për kontroll ato në lagjen “Skënderbeg” të qytetit të Shkodrës, ku u gjetën dhe sasitë e eksplozivit C 4. Menjëherë, blutë kanë shoqëruar dhe vënë nën pranga shtetasit:38-vjeçarin Sandër Lekë Gjinaj,pronar i njërës makinë tip benz 2400, banues i fshatit Gruemirë të rrethit të Shkodrës. Ky arrestim u pasua me të tjerë, shqiptarë dhe malazezë. Sandër Lekë Gjinaj u ndoq nga bashkëpunëtorët e tij. Policia arreston Mirash Lazër Dushku, 34-vjeç, me banim në Vrakë të Malësisë së Madhe, Rrok Kolë Pepaj, 46-vjeç, me banim në qytetin e Shkodrës, Altian Nuro Saloviç, 29-vjeç, me banim ne Vrakë të Malësisë së Madhe. Gjatë operacionit, Policia ka bllokuar në cilësinë e provës materiale, 6 copë eksploziv C4 të modifikuar, plasja e të cilave realizohet me celular, 6 celularë të markës sony erikson, se bashku me 6 karikues, 6 transformator, 9 detonatorë, 1 pistoletë tip bereta, 1 peshore elektronike, nje sasi prej rreth 90 gram lëndë narkotike canabis sativa e përpunuar, 17 karikues për telefona erikson, 1.600 fishekë. Gjithashtu, me cilësinë e provës materiale, janë sekuestruar dhe dy automjete, njëri tip “Benz 2400” me targë “SH 5295 D” dhe tjetri “Benz 2500” me targë “SH 7976 D”. Në kuadër të këtij operacioni janë ushtruar 20 kontrolle banesash.
Akuzat…
Aktualisht ndaj këtyre shtetasve, sipas Ministrisë së Rendit Publik, janë duke u kryer veprimet proçeduriale për veprën penale të “trafikut të lëndëve plasëse të kryera në bashkëpunim” parashikuar nga neni 282/A i Kodit Penal, si dhe për veprat penale të mbajtjes së lëndëve narkotike dhe municioneve luftarake”, parashikuar nga nenet 283 e 278 të Kodit Penal. Si rezultat i bashkëpunimit me policinë e Malit të Zi, është bërë e mundur që të arrestohet në Podgoricë edhe një bashkëpunëtor i shtetasve të lartpërmendur, i cili është Branko Raiçeviç, vjeç 45, nënshtetas malazez. Hetuesit thonë se, po vazhdon puna e policisë për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj vepre penale, nën drejtimin e Prokurorit të rrethit. Sipas të njëjtave burimeve, policia e Qarkut Shkodër, në funksion të luftës kundër krimit të organizuar, ka realizuar goditjen e një grupi kriminal, i cili dyshohet se merrej me trafik armësh dhe konkretisht të lëndëve eksplozive, duke arrestuar në flagrancë 4 persona.
Arrestimet
Branko Raiçeviç, 45-vjeç
Sandër Lekë Gjinaj, 38-vjeç
Mirash Lazër Dushku, 34-vjeç
Rrok Kolë Pepaj, 46-vjeç
Altian Nuro Saloviç, 29-vjeç
Zbulimet
6 copë eksploziv C4 të modifikuar plasja e të cilave realizohet me celular
6 celularë të markës sony erikson, se bashku me 6 karikues 6 transformator
9 detonator
1 pistoletë tip bereta
1 peshore elektronike
90 gram canabis sativa e përpunuar
17 karikues per telefona erikson
1.600 fishekë.
“Benz 2400” me targë “SH 5295 D”
“Benz 2500” me targë “SH 7976 D”.
Zhduket sekseri i policisë
Personi që ka realizuar lidhjet midis blerësve policë dhe tregtarëve të C4, zhduket nga qyteti i Shkodrës. Frika për jetën pas arrestimeve dhe zbulimit të bazës më të fuqishme kriminale, i ka diktuar largimin nga vendi ku jetonte. Nuk dihet nëse ky person, që për trafikantët është i njohur, të ketë patur dijeni për “kurthin” e policisë. Ka gjasa që uniformat blu gjatë hartimit të planit, të kenë marrë parasysh edhe jetën e mëvonshme të këtij njeriu që ndoshta mund të jetë futur në lojë qoftë edhe për pak lekë. Në të kundërtën, “sakrifica” në emër të shtetit, do t’i kushtojë tepër, qoftë edhe duke u fshehur në vende larg të tanishmit. Nga ana tjetër, gjithashtu, thuhet se janë marrë masa për sigurimin e blerësve policë. Dhe pse thuhet se identiteti i tyre nuk është bërë i ditur, sekreti do të vazhdojë sa kohë ata të jenë të qetë. Në kushte të tilla, zyrtarët e policisë duhet të kenë marrë parasysh edhe sigurimin e efektivave dhe të familjeve të tyre.