Jeta private e një Pape
05/04/2005 Papa Gjon Pali II ishte një filozof serioz. Ja një portret personal
Me intensitetin e besimit të tij, ai frymëzoi dhjetëra milionë njerëz; megjithatë, Papa ishte një enigmatik, që e konsideronte të pamundur përshkrimin e disa përjetimeve të tij më të thella fetare. Gjon Pali II pati një impakt të thellë në shekullin 20; megjithatë ishte tërësisht i bindur se kultura, jo politika apo ekonomia, ishte motori që vinte në lëvizje historinë
“Në qëllimin e Providencës nuk ka koinçidenca të thjeshta”, thoshte ai në vitin 1982, në përvjetorin e parë të atentatit që ishte vetëm pak milimetra larg marrjes së jetës së tij, në një banjë gjaku në automjetin e Papës. Për Vojtilën, kjo ishte e vërteta e botës. Duke vepruar në bazë të kësaj të vërtete, ai erdhi e u bë një qenie njerëzore jashtëzakonisht shumë tërheqëse dhe një prej formësuesve më të mëdhenj të historisë bashkëkohore
Papë të tjerë, nëse do të pyeteshin për përjetimet e tyre më të hershme priftnore, do të kishin folur për ditët e tyre të para të dhënies së leksioneve në seminare apo vitet e tyre në Akademi, shkollën romane të diplomatëve të Vatikanit. Gjon Pali fliste për miqtë e tij laikë në Krakovë, udhëtimet e tyre nëpër male në jug të qytetit apo udhëtimet e tyre me kajak përgjatë lumenjve polakë. Eshtë një ndryshim domethënës
Të gjithë jetët rendin përgjatë një serie të gjatë “shinash”: prejardhja familjare, aftësitë e lindura, arsimi, interesat dhe zakonet. Karol Vojtila, Papa Gjon Pali II, ishte një njeri, jeta e të cilit ecte përgjatë një “hekurudhe” me shina shumë të gjera. Ai ishte qenia njerëzore më e parë në histori, që kish qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me sytë e njerëzve, më shumë se çdokush tjetër në historinë e Tokës; e megjithatë, ai kishte një sens shumë të ngurtë intimiteti dhe maniera të modës së vjetër, gjithsesi shumë elegante. Me intensitetin e besimit të tij, ai frymëzoi dhjetëra milionë njerëz; megjithatë, Papa ishte një enigmatik që e konsideronte të pamundur përshkrimin e disa përjetimeve të tij më të thella fetare. Ai ishte padyshim njeriu më i mirinformuar i kohës së tij; e megjithatë, rrallë lexonte gazeta.
Gjon Pali II pati një impakt të thellë në shekullin 20; megjithatë ishte tërësisht i bindur se kultura, jo politika apo ekonomia, ishte motori që vinte në lëvizje historinë. Ai kishte një vlerësim të thellë për devocionin naiv; megjithatë, Papa ishte njëkohësisht një intelektual i klasit botëror, kurioz i panginjshëm ndaj tendencave të reja në filozofi dhe letërsi.
Ritmi i jetës së tij ishte lutja. Ora më e mirë e ditës së tij ishte ajo e devocionit dhe meditimit privat në falltoren e tij, përpara meshës së mëngjesit. Atje vizitorët mund ta dëgjonin tek lutej, në një bashkëbisedim me Zotin që shkonte, në kuptimin e plotë, përtej fjalëve. Veç Meshës dhe Zyrës Hyjnore (lutjet e përditshme që të gjithë priftërinjtë dhe katolikët thonë), ai mund të dëgjohej tek lutej, kur shkonte dhe vinte nga takimet, teksa shëtiste në kopshtet e Vatikanit, apo kur shplodhej pas drekës në kopshtin majë Pallatit Apostolik në Vatikan.
Duke thyer disa shekuj traditë, ai këmbëngulte që të ishte zot i tryezës së tij, duke ftuar mysafirë për dreka dhe darka, thuajse çdo ditë gjatë papacisë së tij. Gjatë më shumë se 20 takimeve të tilla me të, në 14 vitet e fundit, unë zbulova që Vojtila ishte një njeri shumë i çiltër dhe njerëzor, me një aftësi natyrale për t’i bërë të ndihen të lirshëm edhe vizitorët më fjalëpakë, burra apo gra, laikë apo klerikë. Ai dukej se kishte shumë pak interes për ushqimin, por kishte dashuri për ëmbëlsinë; në vitet e fundit pinte çaj bimësh, ndërkohë që mysafirëve u servireshin makarona, mish pule apo viçi, si dhe një rresht i madh me perme. Bashkëbisedimi, jo karbohidratet, ishin ushqimi që dëshironte më shumë.
Bisedat në tryezat e tij zhvilloheshin nganjëherë deri në tre apo katër gjuhë njëkohësisht. Ai ishte dëgjuesi më i gjallë, që unë kam takuar ndonjëherë, një njeri shumë më tepër i interesuar në atë që kishe për t’i thënë, sesa në atë që mendonte dhe dëshironte të thoshte. Në hapësirën e një gjysmë ore, ai mund të udhëhiqte një bashkëbisedim nga politika botërore, për në atë që ndodhte në famullinë e qarkut ku jetonte mysafiri, nga pyetjet në lidhje me karrierat e nitelektualëve që ai ndiqte me vëmendje, në pyetjet për fëmijët e mysafirit. Kujtesa e tij për emrat ishte fenomenale, dhe ai mund të të befasonte, duke rikujtuar biseda të tëra që mund të kishte zhvilluar me të vite më parë.
Sensi i tij i humorit ishte i fortë dhe i mprehtë. Duke mos ditur të përdorë lajka, ai pëlqente të ngacmonte dhe pëlqente të ngacmohej në bisedë. Sensi i tij i humorit në lidhje me jetën dhe rrethanat e tij kishte prirje ironie.
Një natë, pas darke, në rezidencën verore papnore në Castel Gandolfo, sekretari i tij solli një grumbull dokumentesh, që kërkonin firmën e tij; disa prej tyre, nga ky Mbret apo ai President ishin shkruar në pergamenë, me një kaligrafi shumë të bukur latine. Pasi kalo gjysmën e grumbullit, ai ngriti sytë nga unë, që dukesha i lodhur pas një dite të gjatë, dhe tha: “Povero Papa” – “I shkreti Papë”. Më pas shpërtheu në të qeshur dhe kështu bënë edhe katër mysafirët e tjerë.
Gjatë tre viteve e gjysmë, unë isha në kontakt dhe bashkëbisedim të vazhdueshëm me Papën Gjon Pali II, teksa shkruaja biografinë e tij, dhe mbeta i befasuar nga intensiteti i miqësive të tij dhe jetëgjatësia e tyre. Sapo bëheshe mik i Vojtilës, ishe mik përjetë, dhe ai punonte shumë për ta ruajtur të freskët miqësinë. Ai i ndante miqtë e tij edhe me të tjerët, për shembull duke më inkurajuar mua të hyja më thellë në marrëdhënie me të rinj e të reja laikë, të cilët kishin ndikuar shumë në vizionin e tij për papacinë.
Papë të tjerë, nëse do të pyeteshin për përejetimet e tyre më të hershme priftnore, do të kishin folur për ditët e tyre të para të dhënies së leksioneve në seminare apo vitet e tyre në Akademi, shkollën Romane të diplomatëve të Vatikanit. Gjon Pali fliste për miqtë e tij laikë në Krakovë, udhëtimet e tyre nëpër male në jug të qytetit apo udhëtimet e tyre me kajak përgjatë lumenjve polakë. Eshtë një ndryshim domethënës.
Në një epokë kur personalitetet plotësohen shpesh nga copëra bindjesh (këtu politika, atje besimi fetar; këtu morali, atje interesat artistike) Votila mund të jetë befasues. Ai ishte personaliteti më i integruar që kam takuar ndonjëherë, dhe çdo gjë e tij rrotullohej përreth bindjes që Jezu Krishti është përgjigjja ndaj pyetjes që është çdo qenie njerëzore. Qoftë kur takonte Mikail Gorbaçovin, qoftë Unionin Italian të Parukierëve, qoftë fëmijët e miqve apo princërit e vetë kishës së tij, çdo takim zhvillohej në horizontin e bindjes absolute të Gjon Palit, që të gjithë burrat dhe gratë janë aktorë në një dramë të madhe kozmike, e cila ka Perëndinë si autor dhe regjisor.
Për shkak të traditave të kohës së tij, intensiteti i besimit fetar mund ta kishte bërë Papën një sektarian, madje një njeri të rrezikshëm. Megjithatë, për mendjen e tij, ishte pikërisht besimi i tij kristian si dhe ndjekësit e tij, që e kërkonin që të kishte dialog me gjithkënd. Çdokush kishte një vlerë të paçmuar, dhe çdo gjë ishte me interes, sepse Zoti kishte hyrë në histori me Jezusin e Nazaretit, duke e ngarkuar botën dhe njerëzimin me një madhështi që shkon përtej imagjinatës së çdokujt.
“Në qëllimin e Providencës nuk ka koinçidenca të thjeshta”, thoshte ai bnë vitin 1982, në përvjetorin e parë të atentatit, që ishte vetëm pak milimetra larg marrjes së jetës së tij, në një banjë gjaku në automjetin e Papës. Për Vojtilën, kjo ishte e vërteta e botës. Duke vepruar në bazë të kësaj të vërtete, ai erdhi e u bë një qenie njerëzore jashtëzakonisht shumë tërheqëse dhe një prej formësuesve më të mëdhenj të historisë bashkëkohore.
Tani, ai është atje ku ka dashur gjithmonë të jetë.
Wiegel është i “Dëshmitari i Shpresës: Biografia e Papa Gjon Pali II”