Grupet e interesit Ligji per Artin nuk ben

Komisioni per Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik pati dje nje seance degjimore me grupet e interesit te Ligjit Per Artin. Aktore regjisore drejtues teatrosh ishin perballe disa anetareve te komisionit qe ka hartuar ligji specialiste te Ministrise se Kultures.
Takimi i ka vene thuajse ne nje front grupet e interesit me deputet socialiste te Komisionit per Edukimin. Kete ta fundit nje dite perpara shprehen rezerva pse ky ligj nuk i sherben qellimit per te ciklin eshte krijuar decentralizimit te aktivitetit artistik dhe kulturor ne vend.
Bashkim Hoxha drejtor i Teatrit Aleksander Moisiu teater ne varesine e Bashkise se Durresit tha se Bordi i Qendres Kombetare te Artit struktura e re dhe me e larte qe njeh ligji i ri dhe neper te cilen do te aplikojne per fonde te gjithe projektet mbi artin nuk mund te jete vendimmarres por keshillimor. Nuk eshte percaktuar se sa anetare duhet te kete ky bordi cka do te thote qe ky ligj nuk eshte konciz.
Regjisori Arben Kumbaro e mendon se projektligj nuk eshte aspak rentabel per arsyen e thjesht se eshte hartuar nga njerez amatore ne art.
I pranishem ne seance degjimore edhe aktori Ndricim Xhepa u shpreh Nuk behet Ligji i Artit me sindikatat. Ai u be bere thirrje deputeteve te mos e votojne kete ligj sepse asgje nuk e ngut permiresimin e tij ne muajt e ardhshem.
Edhe njehere Luiza Xhuvani si ne seancen paraardhese te komisionit ka shprehur bindjen se Ministria e Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve nuk eshte konsultuar per hartimin e Ligjit Per Artin me grupet e interesit.
Ne javet e ardhshme pritet te merret nje vendim. Nese kundershtite e deritanishme jane mjaft per ta kthyer Ligjin mbrapsht ne Ministri apo do te vazhdoje rrugen per per tu diskutuar ne Parlament.