E Shtunë, 31 Tetor 2026

Familjaret e Xhindit Futemi ne greve urie nese nuk zbardhet vrasja

FIER- Familjaret e deputetit socialist Fatmir Xhindi vrare rreth dy vjet me pare ne rrethana ende te pasqaruara nga policia kerkojne me ngulm zbardhjen e vrasjes dhe kapjen e autoreve.

Familjaret kercenojne se nese nuk zbardhet vrasja misterioze e Xhindit ata do te hyjne ne greve urie.

Reagimi vjen dy dite pas vrasjes se kreut te komunes Terthore ne Kukes per te cilen familjaret e Xhindit deklarojne se eshte kryer ne menyre te ngjashme me ate t eish deputetit.

Sipas tyre skenari eshte i njejte me ngjarjen e ndodhur me 2 maj te vitit 2009 ne Fier kur vellai i tij u qellua nga persona ende te panjohur ne oborrin e shtepise.



Ne ceremonine e zhvilluar per 1 vjetorin e vrasjes se Fatmir Xhindit perkujtuar ne maj te ketij viti ka qene i pranishem edhe kryetari i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruci i cili ka terhequr edhe njehere vemendjen e autoriteteve te bejne zbardhjen me urgjence te ngjarjes.

Kemi te bejme me nje shurdheri totale nga ana e shtetit perballe kesaj ngjarjeje qe PS-ja ka kerkuar te zbardhet dhe te gjendet autori. Kjo mbetet nje vrasje politike- ka thene ai.


Nderkohe vellai i deputetit te ndjere ka deklaruar se familjaret ndihen te vrare shpirterisht.

Kerkojme zbardhjen dhe gjetjen e autorit ne te kundert perballe kesaj heshtjeje nuk na mbetet tjeter vecse te veme gishtin e te themi se vrasjen e ka bere shteti-ka thene ai.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›