E Diel, 1 Nëntor 2026

Grupi 1, Shqipëria, "çelsi" i kualifikimit në botëror

 

Shqipëria vë në pikëpyetje renditjen e grupit 1 pas barazimit që i mori Danimarkës në "Qemal Stafa". Danezët (18 pikë) kanë reduktuar në tri pikë diferencën me Suedinë e vendit të dytë, me të cilën do të përballet direkt për "jetë a vdekje", më 10 tetor. Një fitore me suedezët do të thotë kualifikim direkt për danezët. Më 14 tetor, Danimarka pret Hungarinë ndaj parashikohet që kjo skuadër të mund të kualifikohet për në botëror. Suedia (15 pikë) do kërkojë gjithçka më 10 tetor ndaj Danimarkës para se të përballen me Shqipërinë, më 14 tetor në ndeshjen e fundit të tyre. Gjithsesi nëse humbet me Danimarkën rrezikon seriozisht edhe vendin e dytë, paçka rezultatit që mund të marrë me Shqipërinë. Portugalia (13 pikë) ka vetëm një rrugëdalje; të fitojë të dyja takimet e radhës me Hungarinë (në Portugali) dhe me Maltën, po në shtëpi. Por fati i Portugalisë varet shumë nga rezultati në ndeshjen Danimarkë-Suedi, por edhe nga Suedi-Shqipëri. Hungaria (13 pikë) ka pak shanse për të marrë qoftë edhe vendin e dytë, kjo edhe për faktin se humbi në shtëpi ndaj rivalit direkt Portugalisë, skuadër me të cilën do luajë më 10 tetor në transfertë. Shumë pak shpresa për të.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›