E Diel, 1 Nëntor 2026

Grupi 5+1 mbyll bisedimet për çështjen e Iranit


Mbyllen bisedimet e grupit 5+1 në zyrat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për programin bërthamor të Republikës së Iranit.
Sipas palës ruse, bisedimet sollën propozime konstruktive.
Megjithatë propozimet amerikane dhe të delegacioneve europiane për sanksione të reja ndaluese kundrejt Republikës Islamike, nuk u mbështetën prej Moskës.
Qëndrimin e saj kundër këtyre sanksioneve e mbajti edhe Kina, e cila kërkoi vazhdimin e bisedimeve për zgjidhjen e çështjes.
Perëndimi akuzon Teheranin se me programin e tij bërthamor synon ndërtimin e bombës atomike, ndërkohë që ky pretendim kundërshtohet prej Teheranit. Këta të fundit deklarojnë se programi i tyre bërthamor ka vetëm synime paqësore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›