E Diel, 1 Nëntor 2026

Kirgizi, komuniteti ndërkombëtar shqetësohet për gjendjen në vend


Komuniteti ndërkombëtar, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rusinë, Kombet e Bashkuara, BE-në dhe Kinën, kanë kërkuar nga palët në Kirgizi, që të tregojnë qetësi dhe përmbajtje. Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, është shprehur i shokuar për humbjen e jetëve të njerëzve në Kirgizi, pas dhunës vdekjeprurëse ndërmjet policisë dhe protestuesve anti qeveritarë.
Shefja për politikën e jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, gjithashtu ka shprehur shqetësim për dhunën në Kirgizi dhe i ka ftuar palët që të tregojnë përmbajtje.
Zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit, Philip Crowle, tha se operacionet amerikane në bazën ushtarake në qytetin Manas të Kirgizisë, nëpërmjet së cilës mbështeten operacionet në Afganistan, duket se po funksionojnë normalisht.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›