E Diel, 1 Nëntor 2026

Grupi B: Asnjë surprizë, treshja kryesuese nuk gabon

Të kuqtë fitojnë në Librazhd, kurse Naftëtari dhe Tepelena në fushën e tyre


Rezultatet e javës së 17-të

DOMOSDOVA TURBINA          1-0

TEPELENA KELCYRA    5-4

SOPOTI PARTIZANI                   1-3

PERMETI – BILISHT SPORT                     3-1

NAFTETARI ALBPETROL         2-0

DELVINA MEMALIAJ    1-0

Renditja

1.Partizani                 37        11        4          2          25-9

2.Naftëtari                 36        11        3          3          31-7

3.Tepelena                 35        11        2          4          34-21

4.Albpetrol                26        7          5          5          20-17

5.Turbina                   23        6          5          5          19-19

6.Bilisht S.                 23        7          2          8          21-22

7.Përmeti                   22        6          4          7          21-25

8.Domosdova            21        6          3          8          17-23

9.Memaliaj                18        5          3          9          16-22

10.Sopoti                   17        4          5          7          14-20

11.Delvina                 16        5          1          11        18-31

12.Këlcyra                 12        3          3          11        14-33

Java e 18-të (15.04.2012)

ALBPETROL – PERMETI

BILISHT SPORT – SOPOTI

PARTIZANI – TEPELENA

KELCYRA – DOMOSDOVA

TURBINA – DELVINA

MEMALIAJ NAFTETARI

Partizani kap “rob” edhe Sopotin, ruan vendin e parë

Nga Sokol Belba

 

Sopoti Partizani   1-3

Shënues: Roçi 81′ / Gjoka 73′, Asllani 76′, Batha 79′   

Sopoti: Leka, Lamaj, Mema (Spahiu 72′), Deda, Doleqi, Kënga, Roçi, Hajdari (Çela 84′), Rrumbullaku (Çaushi 70′), Poçi, Suli.

Trajner: J.Gugu.
Partizani: Myrtaj, Çullhaj, Bozha, Boja, Sharra, Batha, Gjeçi, Asllani, Bleta (Verli 55′), Maho, Alcani (Gjoka 46′). Trajner: P.Musta.
Gjyqtarë: S.Greca, E.Prifti (Lushnjë), P.Simoni (Lezhë)

Kartonë të verdhë: Leka, Poçi

Sopoti nuk ka mundur ti bëjë ballë ekipit kryesues të Partizanit, edhe pse luante në fushën e tij. Të kuqtë kanë fituar dhe kanë ruajtur vendin e parë. Pjesa e parë do të ishte e barabartë për të dy ekipet, me pak raste shënimi, kurse e dyta do të fliste vetëm për miqtë nga kryeqyteti. Sopoti rrezikon i pari në minutën e 16-të, kur portieri Myrtaj bën mrekullinë. Partizani vë në provë portierin Leka, që reagon mirë dhe e dërgon topin në goditje këndi.

Pjesa e dytë sjell një lojë të fortë deri në minutën e 73-të, kur zhbllokohet rezultati. Partizani kalon në avantazh, pas një aksioni të bukur, të finalizuar nga Gjoka. Goli i dytë për miqtë do të vinte vetëm 3 minuta më pas, kësaj radhe me anë të veteranit Klodian Asllani.

Në të 79-ën të kuqtë trefishojnë rezultatin me Bathën, ndërkohë që goli i vetëm për Sopotin do të shënohet në minutën e 81-të nga mesfushori Roçi. Me këtë humbje ekipi i Sopotit del nga çdo objektiv dhe tashmë i duhet të mendojë për sezonin e ardhshëm, ndërsa Partizani ruan kreun e tabelës në grupin e jugut.

Bollëk golash në Tepelenë, vendësit marrin 3 pikët

 

Nga Kejsi Suli

 

Tepelena Këlcyra            5-4 

Shënues: R.Gaba 3 (11-metërsh), 60, Jaupi 12, Xhafa 62, Çela 75 / Shele 23, Kamberaj 47 , 91, Xhani 84

Tepelena: Isaraj, Skënderaj, Saka, Abazi, G.Gaba (Brahimi 58), Jaupi, R.Gaba, Mera, Kasneci (Çela 46), Sula (Qori 46), Shafa.

Trajner: I.Selimi.

Këlcyra: Konini (Xheli 85), Pashollari, Xhani, Shahini (Kamberi 65), Kuro (F.Hadaj 56), Shele, Jorgji, Merko, Kamberaj, O.Hadaj, Plugu. Trajner: R.Spahiu.

Gjyqtarë: A.Kamberi, A.Paço, E.Pashaj (Patos)

Kartonë të verdhë: Mera, Shahini

Festival golash në stadiumin e Tepelenës, ku vendësit nuk e kanë vënë asnjëherë në dyshim fitoren. Madje, më shumë është dukur si një ndeshje stërvitore në prag të sfidës më të rëndësishme me Partizanin në Tiranë. Trajneri Selimi ka lënë pushim disa titullarë, për ti pasur të freskët javën e ardhshme. Tepelena e sheh veten në epërsi që në minutën e 3-të, pasi Roland Gaba shënon, pas grushtimit të portierit Konini.

Tepelena dyfishon me Jaupin në të 12-ën dhe më pas lëshon në lojë. Miqtë shkurtojnë diferencën në pjesën e parë dhe barazojnë me fillimin e së dytës, por tepelenasit shkunden dhe në harkun e 15 minutave shënojnë tri herë, duke e çuar rezultatin në 5-2.

Pas minutës së 75-të loja flet për miqtë nga Këlcyra, të cilët shënojnë edhe dy gola, duke e ngushtuar rezultatin në 5-4. Tepelena merr kështu fitoren e radhës dhe e gjithë vëmendja kthehet tek përballja vendimtare me kryesuesin e grupit, Partizanin. Është pikërisht kjo ndeshje që do të vendosë fatin e sezonit për Tepelenën.

Naftëtari nuk gabon me Albpetrolin, e thyen në pjesën e dytë

 

Nga Arben Çepani

 

Naftëtari Albpetrol         2-0

Shënues: Molla 75′ (11-metërsh), Koroveshi 84′

Naftëtari: Rexhepi, Çela, Gucaj, Daci, Gjoka (Alushi 68′), Taullahu, Molla, Gega, Nela (Koroveshi 46′), Fasko (Lila 41′).Trajner: B.Fraholli.

Albpetrol: Caka, Elmazi, Prifti, Leka, A.Arapi, Derka (Shpataraku 83′), Bratja (Mbyeti 80′), K.Arapi, Çemeri, Hysenshahaj, Avdo (Mici 65′). Trajner: A.Imeri.

Gjyqtarë: H.Llapraj, R.Malaj, E.Pulaj (Vlorë)

Kartonë të verdhë: Fasko, Bratja, Avdo, A.Arapi

Naftëtari e ka arritur fitoren vetëm në 15 minutat e fundit në ndeshjen me Albpetrolin. Në një stadium të boshatisur, për shkak të pezullimit, Naftëtari është munduar shumë përballë një Albpetroli, që nuk toleroi dhe kërkoi surprizën në Kuçovë. Vendasit kanë qenë aktivë gjatë gjithë kohës, duke krijuar raste të panumërta. Që në fillim Ardian Gega godet traversën nga një goditje dënimi.

Miqtë janë me fat që nuk pësojnë gol dhe kundërsulmjnë rrezikshëm. Ata kanë rezistuar në pjesën e parë, por në të dytën e kanë pasur të vështirë. Naftëtari e ka kërkuar me ngulm golin dhe e ka gjetur në minutën e 75-të, kur Molla ka zhbllokuar rezultatin me 11-metërsh.

Kuçovarët kanë shënuar 6 minuta para fundit edhe golin e dytë me Koroveshin, duke regjistruar një fitore të vështirë, por të merituar, që i mban në vend të dytë. Albpetroli, pas kësaj humbjeje, largohet përfundimisht nga zona e pretendimeve.

Domosdova mposht Turbinën, e mbyll me 9 vetë

Nga S.Belba

 

Domosdova Turbina       1-0

Shënues: Skura 31′

Domosdova: Asamemi, K.Lleshi, Kreka, Shuli, Duka, A.Lleshi (Telollari 76′), Pura, Allko, Llojku (Bozha 46′), Nezha, Skura (Sula 34′). Trajner: L.Rira.
Turbina: Dyrmishi, Zeneli, Tirana, Xhelili, Hakiu, Kamani, Plaku (Gjoni 46′), Shkoza, Isaraj, Mustafai, Rrapushi. Trajner: E.Belshi.
Gjyqtarë: E.Kello, K.Zguraj, A.Forma (Korçë)

Kartonë të kuq: Telollari, K.Lleshi

Domosdova ka arrritur të marrë një tjetër rezultat pozitiv në fushën e saj, ku ka pritur Turbinën. Miqtë nga Cërriku kanë zhvilluar një ndeshje të mirë, por kanë dalë pa pikë nga Përrenjasi. Ndeshja nis vrullshëm nga të dyja palët

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›