E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në Lushnjë se kapërdijnë çorbën: Meritonim vendin e dytë

Nga Julian Kasapi

Drejtuesit më të lartë të klubit, stafi teknik, lojtarët, por edhe tifozët janë të idinjuar nga pabesia e Besëlidhjes

Skuadra lushnjare ka nisur dje javën stërvitore në kuadër të ndeshjes së parafundit të saj në këtë kampionat. Transferta e fundit e këtij sezoni është ajo e Adës në Velipojë dhe lushnjarët janë të vetëdijshëm se askush nuk i fal.

Ngjarjet e javës së fundit në Lezhë kanë lënë shumë mbresa negative jo vetëm tek futbollistët lushjnarë dhe drejtuesit e klubit, por edhe tek tifozeria lushnjare, një pjesë e së cilës udhëtoi edhe në Lezhë për të parë takimin midis Besëlidhjes dhe Kukësit.

Nuk mund ta imagjinoja se ndeshja do të ishte aq shumë haptazi e trukuar. Në pjesën e dytë edhe vetë futbollistët lezhjanë kontribuan për të shënuar kuksianët, – ka thënë zoti Stavri Tesho, një nga tifozët e shumtë lushjnarë që ka qënë prezentë në ndeshjen në Lezhë midis Besëlidhjes dhe Kukësit.

Stafi teknik i skuadrës lushnjare pas analizës së bërë për takimin e së shtunës, ku u fitua ndaj Gramozit 3-1, ka nisur punën për përgatitijen e një tjetër ndeshjeje të fortë. Lushjnarët nuk fitojnë prej vitesh në fushën e velipojakëve dhe të paktën tre vitet e fundit fusha e tyre është makth për verdhejeshilët.

Trajneri Malko Në lidhje me ngjarjet e fundit, pikërisht në ndeshjen Besëlidhja-Kukësi, tekniku lushnjar Sajmir Malko nuk ka dashur ti komentojë, pasi ato janë punë për të tjera instanca, por është përgjigjur se Lushnja do të bëjë garën e saj deri në fund të këtij sezoni, pasi para është dhe play-off i.

Rikthimi i Byzhytit Skuadra lushnjare është kësaj radhe e plotë dhe pritet vetëm konfirmimi i stafit mjekësor për mesfushorin Alban Byzhyti, i cili ka dalë që javën e shkuar në stërvitje dhe po stërvitet individualisht.

Nëse një mesfushor i kalibrit të tij do të ishte prezentë në këtë sfidë, do të ishte një plus i madh për skuadrën verdhejeshile, duke parë dhe faktet se çfarë ka ndodhur në kampionat javët e fundit, ku Lushnja luan futboll dhe rivalët e saj në luftë për një biletë superligë marrin ndeshje mjaft lehtë dhe të transferta ku nuk mund të fitonin kurrë.

 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›