E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grupi A: Tërbuni mbron kreun, Sukthi si ndahet


 Pukjanët kanë fituar në fushën e Olimpikut, kurse sukthianët në shtëpi me Luzin

 

Rezultatet e javës së 15-të

KORABI PASHTRIKU       2-3

SUKTHI – LUZI 2008   3-1

EGNATIA ERZENI   4-1

OLIMPIK TERBUNI  1-2

VELEÇIKU – pushim

 

Renditja

1.Tërbuni            35     11     2       0       28-9

2.Sukthi               33     11     0       2       34-13

3.Luzi 2008         23     7       2       4       22-14

4.Olimpik             22     6       4       4       22-15

5.Veleçiku           18     5       3       5       13-15

6.Egnatia            15     4       3       7       12-14

7.Erzeni               12     3       3       7       17-27

8.Korabi              6       1       3       9       10-21

9.Pashtriku                   2       1       2       11     12-41

Shënim: Pashtrikut i janë 3 pikë nga komisioni i disiplinës

Java e 16-të (29.04.2012)

TERBUNI – EGNATIA

ERZENI – SUKTHI

LUZI 2008 – KORABI

PASHTRIKU VELEÇIKU

OLIMPIKU pushim

 

Tërbuni snjeh kundërshtarë, mund Olimpikun dhe ruan kreun

 

Nga ANDI TANKU

 

Olimpik Tërbuni 1-2

Shënues: E.Rrapo 58 / Kulli 52, Pepaj 78

 

Olimpik: Myrtaj, Duqi, D.Rrapo, Hoxha, Bajramaj, E.Shima, Lleshi, Londo, Fuçia, E. Rrapo (Brahja 75), Lamaj (Moçka 66).

Trajner: D.Farruku.

Tërbuni: Miraka, Çeka, Bektoviç, Çapja, Çokaj, Dosti, Agastra, Rroca, Okoronko (Kurtaj 46), Pepaj (Mone 87), Kulli (Bardhi 92).  Trajner: G.Stojku

Gjyqtarë: A.Kastrati, S.Zeka, S.Ahmeti (Shkodër)

Kartonë të verdhë: Lleshi, E. Rrapo, Hoxha / Okoronko

Tërbuni ka arritur një fitore të ngushtë, por me vlera ndaj Olimpikut. Ekipi i drejtuar nga trajneri Gentjan Stojku ruan vendin e parë dhe hedh kështu një hap të rëndësishëm drejt ngjitjes në të parën. Loja ka filluar me insistimin e miqve për të kaluar në avantazh, duke pasur dy raste shënimi, me autorë Agastrën dhe Kullin, por topat e tyre kanë përfunduar jashtë kuadratit të portës kundërshtare. Në minutën e 24-të, Agastra do të kishtë një tjetër mundësi të artë për të shënuar, por topi i goditur me kokë prej tij, ndalet nga shtylla. Olimpiku, gjatë gjithë pjesës së parë mundohet të frenojë sulmet e kundërshtarëve dhe deri në përfundim të këtyre 45 minutave, këtë mision e kryen me sukses. Në pjesën e dytë, loja është më e qartë nga ana e lojtarëve të Tërbunit, të cilët kërkojnë me çdo kusht fitoren. Duhet të vijë minuta e 52-të, që ekipi mik të kalojë në avantazh me anë të Kullit, i cili shfrytëzon mjaft mirë një top të ardhur nga e djathta dhe i vetëm në zonë mposht portierin Myrtaj, me një gjuajtje me të majtën. Pas këtij goli të pësuar, Olimpiku, rrezikon në portën mike shënon me anë të Rrapos. Pukjanët nuk pajtohen me barazimin dhe sulmojnë vazhdimisht, derisa në minutën e 78-të Pepaj, me një gol mjaft të bukur, nga një goditje dënimi i jep avantazhin Tërbunit. Kanë festuar gjatë 200 fansat pukjanë, që e mbështeten gjatë 90 minutave ekipin e tyre të zemrës, që tashmë ruan kryesimin.

 

Egnatia nuk fal në shtëpi, tregolësh i Hylviut

Nga Leonard Dushku

 

Egnatia – Erzeni 4-1 
Shënues: Hylviu 4, 16, 80, Dushi 39 (11-metërsh) / Dudaj 87

Egnatia: Guma, Karriqi (Pipa 56), Kallçaku, Kazazi, Pipa, D.Kasa, Dushi (E.Kasa 62), Muho, Lapi, Hylviu, Mahmutaj (Bakalli 46).
Trajner: S.Gosa.
Erzeni: Vezi, Shera, Koleci, Sharko, Halili, Xhaferri (Nikaj 30), Gjini, Kaleci (Kalaja 79), Karabashi, Takaci, Lamnica (Dudaj 30).
Trajner: F.Dollaku.
Gjyqtarë: E.Qerimaj, F.Thorja, A.Mehmedaj (Shkodër)
Kartonë të verdhë: Kaleci, Sharko, Bakalli, Gjini, Muho
Kartoni i kuq: Shera

Ekipi i Egnatias ka fituar me rezultatin 4-1 në fushën e tij ndaj Erzenit. Rrogozhinasit nuk kanë pasur vështirësi për ti mundur shijakasit, pasi kanë shënuar 3 gola që në pjesën e parë. Ndeshja ka nisur mjaft  mirë nga vendësit, që e kanë parë veten në avantazh që në minutën e 4-t. Sulmuesi Besmir Hylviu, pa dyshim njeriu i ndeshjes, ka hapur serinë e golave. Në të 16-ën ai e ka dyfishuar rezultatin dhe këtu ndeshja duket se është mbyllur. Egnatia vazhdon të sulmojë dhe në minutën e 39-të arrin të fitojë një 11-metërsh, që ekzekutohet saktë nga Dushi dhe rezultati shkon në 3-0. Rrogozhinasit shkojnë të qetë në dhomat e zhveshjes, ndërkohë që në pjesën e dytë Erzeni e ndryshon lojën e tij. Miqtë e kërkojnë golin, por hasin në një mbrojtje të fortë të Egnatias. Në minutën e 72-të Erzeni bën një kundërsulm të shpejtë me Sharkon, që gjuan fort dhe Guma e shpëton ekipin e tij nga një gol i sigurt. Në të 80-ën vjen edhe goli i 4-t për Egnatian dhe ka përsëri autorësinë e Hylviut. Goli i nderit për Erzenin do të shënohet 3 minuta para fundit nga Dudaj. Pas ndeshjes, trajneri Gosa u shpreh i lumtur për fitoren e thellë dhe për atë që dhanë të tijtë në fushë.

 

Sukthi thyen Luzin 2008 në pjesën e dytë

 

Nga Hysen Varoshi

 

Sukthi Luzi 2008     3-1

Shënues: Gashi 50, Bllaca 62, 73 / Goxhaj 80 (autogol)

 

Sukthi: Doda (Pjetri 70), Qato, Berreti, Goxhaj, Gashi,Ibrahimllari, Curri, Loci, D.Vora (I.Vora 70), Kalluci, Bllaca (Voja 75).

Trajner: Xh.Kapllani.

Luzi 2008: Dushku, Kapo, Lleshi, Stafa, Lesini (Tafa 80), Balliu, Kazazi, Droboniku, Dagavelli, Kamberi, Myrta (Kurti 25). Trajner: L.Lusha.

Gjyqtarë: O.Sokoli, A.Shkreta, E.Shehu (Tiranë)

Kartonë të verdhë: Ibrahimllari, Kazazi, Goxhaj

Sukthi ka arritur një fitore të bukur në një ndeshje të rëndësishme si kjo me Luzin 2008. Loja ka nisur e shpejtë nga të dyja palët dhe të parët që shfaqen rrezikshëm janë vendësit. Në minutën e 18-të  Bllaca vonon në gjuajtje para portës dhe nuk shënon. Më pas është  Gaxhaj që godet nga afër dhe Dushku bën mrekullinë. Në minutën e 40-të Kurti godet rreptë, topi prek shtyllën dhe del jashtë. Loja ka ritëm dhe Vora godet bukur, por përsëri Dushku bëhet shpëtimtar i  portës së miqve. Ai është në një ditë mjaft të mirë dhe pjesa e parë mbyllet pa gola. Pjesa e dytë është më e vrullshme dhe në minutën e 50-të Vora pason saktë për Gashin, që godet saktë dhe 1-0. Në të 62-ën Bllaca shënon një eurogol dhe 2-0, duke bërë që  miqtë të dorëzohen. Bllaca driblon mbrojtjen dhe portierin mik, duke shënuar edhe golin e 3-të në minutën e 73-të. Kurti godet nga afër dhe Pjetri shkëlqen, duke bërë një pritje të bukur, ashtu si dhe në minutën e 84-t. Goxhaj shkakton një autogol 3 minuta para fundit, në tentativë për ta larguar topin.. Një fitore e merituar e Sukthit në një ndeshje korrekte. Ka qenë një organizim i përsosur edhe nga forcat e rendit.

 

Korabi humbet me Pashtrikun e vendit të fundit

 

Nga Fatmir Zhuzhi

 

Korabi – Pashtriku 2-3

Shënues: Adili 20, E.Laçi 74 /  Maletaj 8, Kurti 43, Pjetërnikaj 85
Korabi: Torba, Sinani, E.Laçi, B.Doçi (Duka 76), Kacnija, I.Doçi, B.Laçi, Sejfullai (Toska 68), Adili, Brehasani, Mziu (Merdini 46). Trajner: S.Kallaverja.
Pashtriku: Këmbaci, Kame, Gradica, Pjetërnikaj, Sina (Dyrmishi 40), Mal

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›