Van Persie, futbollisti i vitit në Premierligë

Sulmuesi i Arsenalit, Robin van Persie është zgjedhur futbollisti më i mirë i vitit në Premierligë nga Asociacioni i Futbollistëve Profesionist të Anglisë (PFA) pas shënimit të 27 golave deri më tani gjatë këtij edicioni.
Reprezentuesi holandez, 28 vjeç, kryeson listën e golashënuesve në Premierligë dhe është më meritori që Arsenali gjendet në pozitën e tretë në tabelë. “Nëse e thonë të tjerët, është e veçantë, por është edhe më tepër unike nëse e thonë kundërshtarët e juaj. Është nder i madh për mua që të tjerët mendojnë se unë jam futbollisti më i mirë”, deklaroi Van Persie gjatë gala mbrëmjes së zhvilluar të dielën në Londër.
Pavarësisht paraqitjeve të shkëlqyeshme në nivelin individual, Van Persie ka fituar vetëm një titull me Arsenalin pas transferimit në klub nga Feyenoord më 2005. Gjiganti londinez triumfoi në FA Cup më 2005.