E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlonjatët ngrejnë flamurin në Ballsh

Atë që nuk e bënë vjet, vlonjatët arrijnë ta bëjnë tani, pasi kanë fitur 3-1 ndaj Bylisit në Adush Muça. Kjo fitore e Flamurtarit në Ballsh tregon se kuqezinjtë janë pretendent real për të synuar titullin. Pjesa e parë ka folur për ballshiotët, të cilët e kanë mbyllur me fitore 1-0 me gol të vlonjatit Fjodor Xhafa në minutën e 36-të. Por pjesa e dytë i ka përmbysur frikshëm gjërat, ku Flamurtari arrin të marrë një fitore me përmbysje, duke shënuar tre gola. Në minutën e 66-të shqiptaro-maqedonasi Njazi Lena shënon golin e barazimit. Në minutën e 82-të Hysa shënon golin e avantazhit për vlonjatët dhe në minutën e fundit kapiteni Sakaj shënon nga pika e bardhë e 11-metërshit. Në fund ka pasur edhe momente nervozizmi dhe dhune. Tifozët ballshiotë kanë goditur me shishe gjyqtarin anësor Ermal Barushi.

Të shtunën

VLLAZNIA POGRADECI 1-0

Shënues: Sukaj 56

E dielë  (30.10.2011)

 

TOMORI -  TEUTA  0-2

Shënues: Hyshmeri 43′, Veliaj 86′

APOLONIA TIRANA  1-2

Shënues:Gerxho 11′/ Naçi 39′ (aut), Pisha 90′

SHKUMBINI LAÇI 1-1

Shënues: Dervishi 30′/ Shazivari 20′

DINAMO KAMZA  0-2

Shënues: Ziambo 12′,45′

 

E hënë (31.10.2011)

BYLIS FLAMURTARI  1-3

Shënues: Xhafa 36′/ Lena 66′, Hysa 82′, Sakaj 90′ (11-m)

SKËNDERBEU KASTRIOTI  (17:00)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›