Grupi “COSMOTE” numëron mbi 15 milionë abonentë
“Cosmote Mobile Telecommunications S.A.” bën të ditur se, në fund të vitit 2007, numri i abonentëve të saj në pesë shtetet e Europës Juglindore, ku shtrin aktivitetin kjo kompani, kaloi shifrën 15.5 milionë, duke tejkaluar në këtë mënyrë objektivin e parashikuar për vitin 2009. “COSMOTE”, brenda dy viteve e gjysmë nga shtrirja e vrullshme edhe në tre shtete të tjera të Europës Juglindore, ka arritur të ketë një në tre abonentë në rajonin ku operon. Këtë arritje të rëndësishme e bëri publike Nëndrejtori i Përgjithshëm i “COSMOTE Group”, Michael Tsamaz, gjatë festës së përvitshme me punonjësit e kompanisë, festë e cila përkoi edhe me 10 vjetorin e fillimit të veprimeve komerciale. Gjatë ceremonisë Tsamas u shpreh: “COSMOTE, me mbi 15.5 milionë abonentë dhe një paketë konkurruese produktesh e shërbimesh që u përgjigjen nevojave të sotme të konsumatorëve, shënon ritmin më të lartë të rritjes në sektorin e telekomunikacionit në Europë. Objektivi më i ri, është që brenda tre viteve, t’u shërbejmë pothuajse një në dy konsumatorëve në zonën ku shtrijmë aktivitetin”. Ky grup është operatori celular me shtrirjen më të madhe në Europën Juglindore. Ritmet e saj të shpejta të zhvillimit dhe aftësia për të tërhequr vazhdimisht abonentë të rinj në të gjitha tregjet, i japin Grupit mundësi të caktojë objektiva edhe më të lartë.
13 Shkurt 2008