Dinamo nderon kryeqytetin, ngec Elbasani
Jeton Selimi
Jane luajtur dje takimet e para te turit te dyte te Kupes se Shqiperise. Jane regjistruar kater fitore e kater barazime, ku triumfuese kane dale Dinamo, Skenderbeu, Shkumbini e Vllaznia, ndersa Tirana, Besa e Teuta jane frenuar jashte fushe nga skuadrat e kategorise se pare. Barazim edhe mes Flamurtarit e Kastriotit.
Kryesuesja e superliges, Dinamo, nuk ka falur as ne ndeshjen e pare te Kupes, duke mundur minimalisht 1-0 Apolonine ne Fier. Ka qene goleadori i formacionit blu, kroati Pero Pejic qe ne minuten e 41-te te takimit ka tundur rrjeten, duke i dhene fitoren e merituar Dinamos dhe, praktikisht, kualifikimin per ne cerekfinale. Ne perballjen e trete mes Skenderbeut e Partizanit, kane buzeqeshur korcaret. Nje gol i shpejte i Cipit, ka vulosur edhe fatet e kesaj ndeshjeje. Partizani ka mundur te barazoje, por goli i korcarit Shkembi eshte cilesuar i parregullt nga anesori Shima. Shkumbini eshte kryefjala e turit te dyte. Peqinasit kane mposhtur bindshem 2-0 Elbasanin dhe protagonist behet nje ish-. Ilir Qorri ka shenuar dy here brenda shtate minutash, duke i dhene fitoren e paster Shkumbinit. Per Elbasanin, kualifikimi veshtiresohet shume. Edhe Vllaznia nuk ka shkare ne ndeshjen e pare. Shkodranet i jane falur golit te Ilir Nallbanit ne castet e fundit te pjeses se pare dhe kane fituar “derbin” me Beselidhjen. Per Vllaznine, ne ndeshjen e kthimit nuk do te jete Albert Kacaj, i ndeshkuar me karton te kuq.
Tirana eshte befasuar nga Laci. Kurbinasit kane kaluar te paret ne avantazh me ane te Kasharit, ndersa Daniel Xhafaj ka vene ne vend nderin e kampioneve me nje gol ne minuten e 55-te. Teuta nuk ka shkuar me larg se barazimi 0-0 ne “Nexhip Trungu” te Cerrikut. Ka qene nje ndeshje pa temp, ajo mes Turbines e Teutes, por barazimi, gjithsesi, favorizon durrsaket. Tjeter barazim mes kategorise se pare dhe superliges ka qene perballja Luftetari-Besa. Kavajasit kane shenuar te paret me ane te Prognit, por goli nuk ka mjaftuar te siguroje fitoren, sepse Brahimi ka vene baraspeshen ne minuten e trete te pjeses se dyte. Flamurtari e Kastrioti jane ndare gjithashtu ne paqe, por barazimi me gola 1-1 i jep nje avantazh te lehte krutaneve. Ndeshjet e kthimit do te luhen me 27 shkurt.
Kupa e Shqiperise
Turi i dyte
Apolonia-Dinamo 0-1
Shenues: Pejic 41’
Skenderbeu-Partizani 1-0
Shenues: Cipi 8’
Laci-Tirana 1-1
Shenues: Kashari 9’/ Xhafaj 55’
Shkumbini-Elbasani 2-0
Shenues: Qorri 53’, 60’ (pen)
Beselidhja-Vllaznia 0-1
Shenues: Nallbani 43’
Luftetari-Besa 1-1
Shenues: Brahimi 48’/ Progni 14’
Flamurtari-Kastrioti 1-1
Shenues: Zeqiri 47’/ Abazaj 59’
Turbina-Teuta 0-0