Grupi PS diskuton planin e veprimit për sesionin e ardhshëm
TIRANE - Kryesia e grupit parlamentar të Partisë Socialiste ka zhvilluar mbledhjen e fundit për këtë vit, ku ka diskutuar në lidhje me ecurinë e opozitës në parlament.
Në mbledhjen, e cila zgjati më shumë se 2 orë, u diskutua në lidhje me seancat e fundit parlamentare, por gjithashtu u fol edhe në lidhje me planin e veprimit për sezonin e ri politik.
Gjatë mbledhjes është rënë dakord që t’u kërkohet deputetëve që të propozojnë më shumë nisma ligjore në Kuvend .
Pas kompromisit të arritur mes 2 kampeve politike, opozita ka votuar një sërë nismash që kërkonin 3/5 e votave në Kuvend, rasti më i fundit ishte ai për Avokatin e Popullit.
(er.nu/news24/BalkanWeb)