Emetimi i bonove të thesarit, BSH: Ankandi, më 27 dhjetor
TIRANE - Qeveria do të marrë borxh te qytetarët e saj një shumë prej 10.9 miliardë lekësh nëpërmjet emetimit të bonove të thesarit.
Banka e Shqipërisë ka njoftuar se ankandi do të zhvillohet më datë 27 dhjetor dhe në të do të emetohen bono thesari me afat maturimi 3-mujor dhe 1-vjeçar.
Nuk dihet sesi do të jetë ecuria e interesave të bonove në këtë ankand, ku mund të marrin pjesë si qytetarët, ashtu edhe bankat e nivelit të dytë.
Në ankandin e fundit, interesat e bonove pësuan rënie. Në këtë ecuri besohet se ka ndikuar vendimi i Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë, për ujen e normës bazë të interesit për lekun.
(er.nu/news24/BalkanWeb)