E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria e Gjermania nënshkruajnë protokollin për shmangien e evazionit fiskal

TIRANE - Shqipëria dhe Gjermania kanë nënshkruar sot protokollin për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe evazionit fiskal, në lidhje me taksat mbi të ardhurat.

Marrëveshja u nënshkrua sot nga zv/kryeministri, njëkohësisht ministri i jashtëm Edmond Haxhinasto dhe ambasadorja Gjermane në vendin tonë Karola Myler Holtkemper.

“Është një marrëveshje shumë e rëndësishme për të promovuar, për të nxitur bashkëpunimin, shkëmbimet e mëtejshme ekonomike midis dy vendeve tona. Gjermania është një vend partner shumë i rëndësishëm për Shqipërinë, është donatori numër 1 në Shqipëri. Investimet janë drejtuar në fusha shumë të rëndësisshme zhvillimore për Shqipërinë, në fushën e energjisë, infrastrukturës dhe fusha të tjera të zhvillimit. Pra kanë përbërë një kontribut jashtëzakonisht shumë të rëndësishëm për këtë fazë të zhvillimit që Shqipëria ndodhet sot.”- deklaroi ministri Haxhinasto.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›