E Diel, 1 Nëntor 2026

Grupi bankar NBG, 971 mln euro fitim në 2009



Performanca vjetore e grupit bankar NBG është mbyllur me një fitim neto prej 971 milionë eurosh. Pas një fature të jashtëzakonshme taksash, rezultati është 923 milionë euro, i ngarkuar kryesisht nga provigjone më të larta, që arrijnë në 1,057 milionë euro dhe rivlerësim të portofolit të bonove dhe kapitalit, që shkojnë në 238 milionë Euro. Sipas NGB, fitimi përpara provigjoneve dhe taksave ishte 2,585 milionë euro, 2% më shumë se viti i kaluar, duke nënvizuar kështu stabilitetin e modelit të biznesit të grupit edhe në periudha krize dhe duke theksuar rëndësinë e shpërndarjes gjeografike të burimeve të të ardhurave të grupit. Në një periudhë të mbizotëruar nga kushte ekstreme në sistemin global të kreditimit dhe përkeqësim të shpejtë të financave publike greke, NBG pati sukses duke zgjeruar më tej likuiditetin e saj, duke forcuar mjaftueshmërinë e kapitalit dhe duke mbajtur fitim të respektueshëm, ndërsa ruan bilancin e saj me provigjone të larta. Kjo performancë tregon aftësinë ripërtëritëse të grupit përballë kushteve veçanërisht tensionuese dhe i mundëson atij të marrë përsipër sfida nga një pozicion i fuqishëm. Lidhur me bilancin, kreu i grupit NBG-së, Apostolos Tamvakakis, vuri në dukje rezistencën karshi krizës. "Kjo reflektohet nga stabiliteti i fitimeve të tij para provigjoneve dhe taksave në 2009-ën dhe një kthim mbi kapitalin, që është ndër më të lartët nga çdo institucion financiar evropian këtë vit, pavarësisht dyfishimit të provigjoneve. 2010-ta do të jetë një vit i vështirë. Megjithatë, NBG hyn në këtë periudhë me likuiditet të lartë, raporte të fuqishme kapitali dhe potencial të lartë biznesi", u shpreh ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›