Sot jepet vendimi për rastin Kleçka

Fatmir Limaj
Sot pritet që trupi gjykues i Gjykatës së Qarkut në Prishtinë të marrë vendim për rastin “Kleçka”, në procesin gjyqësor ndaj deputetit të Kuvendit të Kosovës, Fatmir Limaj, dhe tre bashkëluftëtarëve të tij: Nexhmi Krasniqi, Naser Shala dhe Naser Krasniqi.
Mbrojtja e të akuzuarve ka shprehur bindjen se vendimi i trupit gjykues do të jetë lirues për katër të pandehurit, pasi ata mendojnë se nuk ka bazë në këtë lëndë, e cila do ta shtynte trupin gjykues të merrte ndonjë vendim tjetër përpos atij për lirimin e tyre.
Ndaj katër të akuzuarve për krime lufte, për dosjen e njohur si “Kleçka”, trupi gjykues kishte vendosur kohë më parë që të vazhdonte gjykimi, me arsyetimin se ata, gjatë kohës për të cilën akuzohen, kanë pasur pozita komanduese. / Kosova.com