E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grupi i PD-së: Ina Rama po merret me politikë

Grupi parlamentar i PD-së akuzon kryeprokuroren Ina Rama se po merret me politikë, në vend që të hapë dosjet e krimit dhe korrupsionit. Në mbledhjen e djeshme, deputetët e PD-së iu ankuan kreut të qeverisë për përfshirjen e znj. Rama në çështje politike, ndërsa i sugjeruan asaj që të merret me çështjet e lëna pezull nga paraardhësi i saj, Theodhori Sollaku. Duke mbështetur qëndrimin e mbajtur nga kryeministri qw i cilësoi si politike sulmet e prokurorisw ndaj biznesmenit Fazllic deputetwt kwrkojnw qw ky organ tw hapw dosjet e vjetra tw opozitës. Njëri prej tyre, deputeti Preç Zogaj, shprehu shqetësimin se këto dosje janë mbuluar nga pluhuri, ndërkohë që prokuroria gjen kohë të merret edhe me politikë. Sipas tij, kjo gjë duhet të marrë fund pasi po dëmton rëndë punën e këtij institucioni. Në pjesën e mbledhjes pa praninë e medias, z. Zogaj vuri gjithashtu në dukje se në organin e akuzës duhej të ishin ndryshuar bashkë me z. Sollaku edhe prokurorë të tjerë të cilët, një pjesë e tyre, kanë luajtur rol negativ në funksionimin e këtij institucioni. “Prokuroria të mos merret me politikë, por të hetojë dosjet e lëna pezull të Theodhori Sollakut, të cilat i ka mbuluar pluhuri. Në prokurori ka njerëz mizerabël, njerëz negativë. Mirë do kishte qenë të ishin ndryshuar, pasi vetëm Ina Rama u ndryshua në prokurori”, - u shpreh deputeti Preç Zogaj.

Patozi

Ndwrkaq gjatë seancës së djeshme në Kuvend, deputetët vazhduan më tej debatin, ku kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi, i kujtoi prokurorisë dosjet e vjetra të korrupsionit. “Sfida jonë është e qartë: hetim ndërkombëtar për implikim të mundshëm të qeverisë dhe hetim parlamentar ndaj ndikimit të institucioneve. Ju kujtoj Blendi Gonxhen. Ai nuk është akuzuar për sekser, por ka qenë vëlla i Edi Ramës. Nuk është akuzuar si mediator, por si bashkëpronar dhe bashkëhajdut me të. Është personash i dhjetëra barsoletash për çelësa apartamentesh. Atij nuk i ka hyrë asnjë gjemb në këmbë. Në fillim u fsheh pastaj doli në pazare dhe pastaj në televizion. Nuk po bëj thirrje për arrestimin e Gonxhes. E solla këtë shembull për të bërë kontrastin e dy rasteve”, - tha Patozi në Kuvend. Më tej, kreu i grupit të PD-së tha se qeverisja e majtë ka pasur një histori të errët korrupsioni, ndaj së cilës nuk duhet heshtur, por duhet vepruar. “Mund t’u marr me dhjetëra shembuj të tjerë sepse keni lidhje me krimin, keni “Hakmarrjen për Drejtësi”, Aldo Baren, Dondollakërat etj. Me këto duhet të merret prokuroria jonë e nderuar. Natyrisht që do të merremi edhe ne me to”, - shtoi në Kuvend Patozi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›