Grupi i PDK-se: Kodi dhe ndryshimet kushtetuese te votohen bashke
Grupi Parlamenti i Partise Demokristiane ka vendosur diten e djeshme gjate nje mbledhje me dyer te mbyllura se PDK-ja nuk do te mbeshtese asnje nisme per ndryshime kushtetuese ne sistemin zgjedhor nese ato nuk votohen si pakete, bashke me ndryshimet ne Kodin Zgjedhor. Njekohesisht PDK-ja ka marre disa vendime, qe per ndryshimet kushtetuese duhet me shume transparence dhe kohe, ndryshimet ne Kushtetute te kalojne se bashku me Kodin, presidenti te zgjidhet nga populli si dhe ligji per ish-spiunet te kaloje para Kodit Zgjedhor. PDK shprehet parimisht pro nevojes per ndryshime e permiresime ne Kushtetuten e Shqiperise. Pervoja e 10 viteve te funksionimit te saj lejon te evidentohen pika dhe ceshtje, ne te cilat kerkohet permiresim, nderhyrje dhe ndryshim dispozitash. PDK mbetet e bindur se cdo nderhyrje e mundshme ne Kushtetute duhet te behet vetem permes nje procesi transparent, perfshires dhe profesional. Ne hartimin e Kushtetutes se vitit 1998 kane pasur rolin e tyre pozitiv ekspertet nderkombetare te angazhuar ne pergatitjen e Kushtetutes dhe vete qytetaret e thirrur ne votime per miratimin e draftit final kushtetuese.
Ngjela: "Topi te jape doreheqjen ne rast preket Kushtetuta"
Deputeti Spartak Ngjela ka pasur nje takim diten e djeshme me Presidentin Bamir Topi, ku i ka kerkuar ketij te fundit qe te terhiqet nga detyra ne rast se preket Kushtetuta. "Shoqeria eshte perballe nje puci ose nje grushti antikushtetues. I kerkova qe te qendroje si kolone qe mbron kushtetuten dhe mbi te gjitha i thashe qe ne rast se e shikon ceshtjen qe nuk mund te ecet me forma te tjera, nje president qe e do shoqerine e vet, qe kerkon te mbroje kushtetuten, kur shikon qe nje grusht antikushtetues, jep doreheqjen. E dyta, i dhashe argumente se jemi para nje grushti antikushtetues, sepse konstitucionalizmi e ka te prere se dallimi midis nje ligji kushtetues dhe nje ligji ordiner eshte fakti qe njeri nderron me ngadale, me shume kujdes, me komisione te posacme, qe eshte ky kushtetuesi, kurse ai tjetri mund te nderroje menjehere, sepse eshte ligji organik. Dhe ne fund fare pastaj i paraqita te gjitha rezervat e mia, i kerkova forcen e tij per te rivendosur forcen ne Himare", - tha Ngjela per mediat.
18 Prill 2008