E Shtunë, 31 Tetor 2026

Projekti i amerikaneve, prokurimet publike tani me tendera ne internet



Qe prej dites se djeshme, tenderat ne Shqiperi do te zhvillohen ne menyre elektronike. Projekti, i financuar nga qeveria amerikane ne kuader te sfides se mijevjecarit synon te garantoje me shume transparence ne procesin e prokurimeve publike, konkurrence me te madhe dhe kosto me te ulet. Projekti eshte vleresuar nga kryeministri Sali Berisha dhe ambasadori amerikan ne vendin tone, Xhon Withers, te cilet thane se nje nisme e tille synon te rrise transparencen dhe te ule kostot e administrates publike. Ambasadori i SHBA-ve ne Tirane, John L. Withers II, vleresoi se, "masa te tilla si prokurimi elektronik, mund te kthehen ne arme efektive kunder korrupsionit nese mbeshteten nga politika te shendosha dhe zbatohen nga profesioniste ne institucione te mirestrukturuara publike". Sipas tij, "ky sistem u mundeson tatimpaguesve shkarkimin elektronik te formulareve tatimore, duke kufizuar keshtu edhe veprimin njerezor qe ka qene dhe burim i shume abuzimeve ne te shkuaren". Sistemi i prokurimit publik perfshin te gjithe njoftimet per tendera ne Shqiperi. Ky tender per blerjen e sherbimit te internetit per shtate institucione qendrore shqiptare, eshte procedura e dyte e prokurimit qe zhvillohet plotesisht nepermjet Sistemit te Prokurimit Elektronik. Dokumentet dhe njoftimet e tenderit do te njoftohen ne adresen e internetit dhe do te shkarkohen pa pagese nga bizneset e interesuara, te cilet mund t?i dorezojne ofertat e tyre per tenderat nepermjet internetit. Sistemi i Prokurimit Elektronik eshte zhvilluar ne kuader te Marreveshjes dyvjecare e Prag Sfides se Mijevjecarit per Shqiperine, e nenshkruar ndermjet qeverise shqiptare dhe Korporates se Sfides se Mijevjecarit. Nen administrimin e USAID-it, ky projekt ndihmon ne reformimin dhe modernizimin e administrates tatimore, prokurimit publik dhe regjistrimit te biznesit.

18 Prill 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›