Nisma, 32 deputete te PD-se firmosin per President nga populli
Erald Kapri
Partia Demokratike ka zyrtarizuar qendrimet e kunderta brenda saj persa u perket ndryshmeve ne Kushtetute. Grupi Parlamentar i Partise Demokratike ka diskutuar dje per mbi 2 ore ne lidhje me kerkesen e nje pjese te deputeteve te PD-se, te njohur si mbeshtetes se Presidentit Bamir Topi. Ky grup deputetesh ka dorezuar tashme ne Kuvend nje kerkese me 32 firma deputetesh, te cilet kerkojne qe ne Kushtetute te sanksionohet qe presidenti te zgjidhet nga populli. Nisma e deputeteve eshte perkrahur nga kryeministri Sali Berisha ne mbledhjen e Grupit Parlamentar. Gjithsesi, nisma e pare e grupit te PD-se, e cila kerkonte qe presidenti te zgjidhej me shumice te thjeshte votash ne Kuvend do te qendroje ne fuqi. Fillimisht deputetet demokrate do te lobojne per nje president nga populli per te fituar 94 vota deputetesh ne Kuvend dhe ne rast te kundert, atehere do te lobohet per nismen e pare. Pavaresisht se kryeministri Berisha ka mbeshtetur nismen per president nga populli, ajo qe do te vendose per kete ceshtje do te jete opozita. Numrat mund te plotesohen vetem me votat e opozites ne Kuvend dhe per kete deputetet e PD-se qe kerkojne president nga populli do t?u duhet qe te lobojne per te fituar votat e opozites. Nisma e deputeteve te PD-se per nje president te zgjedhur nga populli eshte mbeshtetur edhe nga vete Presidenti Topi, i cili ne ditet e fundit ka pasur kontakte te vazhdueshme me mbeshtetesin e tij brenda PD-se. Diten e djeshme Presidenti Topi ka pasur takime edhe me kreret e partive te vogla.
Qendrimet
Grupi Parlamentar i Partise Demokratike eshte ndare qe dy rryma ne lidhje me ceshtjen e zgjidhjes se presidentit. Me heret, ne mbledhjen e Kryesise se PD-se, kjo ceshtje eshte anashkaluar ne mbledhje me dyer te mbyllura. Ne kete mbledhje eshte diskutuar per reformen zgjedhore si dhe per marredhenien me aleatet. Gjithsesi, anetaret e Kryesise, Edmond Spaho dhe Aldo Bumci, kerkuan nga lideri i tyre i partise qe te mbeshtese nismen per nje president nga populli. Berisha nuk ka shfaqur qendrim te kundert, por u ka bere te ditur atyre se kjo varet nga opozita me votat e tyre. Me pas kryeministri Berisha pranoi per mediat diversitetin brenda Partise Demokratike. "Mendoj se diversiteti i mendimeve eshte nje konstante normale. Ky eshte nje proces i hapur, nje proces qe po ecen me konsensusin me te gjere te mundshem. Jane te gjitha mundesite dhe ato do te kalojne", - tha Berisha. Qendrimin dyshues Berisha e ka shprehur edhe per mediat, ku deklaroi se duhen 94 vota per te miratuar ndryshimin kushtetues. "Nuk ka asnje diskutim qe Partia Demokratike dhe Sali Berisha kane qene per zgjedhjen e presidentit nga populli. Sikunder PD-ja dhe Sali Berisha kur kane shkruar kushtetutat, i kane shkruar per zgjedhje nga parlamenti. Keto jane te verteta, pasi ka nje histori ne kete vend. Une jam qe ne rast se behen 94 vota, do te jem i pari qe do te jap vote. Por neni i krizes, i 84 votave, te cilin nuk e ka Gjermania, Italia, cekia dhe shume vende te botes, e keni vetem ne dhe nje vend tjeter. Ai nen nuk ka pse te qendroje si shpata e Demokleut", - tha Berisha.
Nisma
Mbas mbledhjes se Grupit Parlamentar te Partise Demokratike, 32 deputete kane firmosur kerkesen per te ndryshuar Kushtetuten duke kerkuar qe kreu i shtetit te zgjidhet nga populli. Gazeta ka siguruar emrat e plote te tyre. Ne listen e nenshkrimeve ka edhe mbeshtetes nga partite aleate, qe njihen si perkrahes se Presidentit Topi. Nderkohe, pritet qe lista mund te shtohet me tej me emra te tjere. Deputetet qe kane firmosur nismen jane Gazmend Oketa, Aldo Bumci, Aleksander Biberaj, Prec Zogaj, Arian Starova, Besnik Mustafaj, Bujar Leskaj, Dashnor Sula, Edmond Spaho, Engjell Cara, Gezim Karapici, Ndricim Babasi etj. Nisma eshte dorezuar ne Kuvend dhe pritet qe javen e ardhshme te diskutohet ne Komisionin e Ligjeve.
Grupi nismetar
Gazmend Oketa
Aldo Bumci
Aleksander Biberaj
Prec Zogaj
Arian Starova
Besnik Mustafaj
Bujar Leskaj
Dashnor Sula
Edmond Spaho
Engjell Cara
Gezim Karapici
Ndricim Babasi
Edi Paloka
Pal Dajci
Rexhep Uka
Sali Shehu
Sami Gjergji
Mevlan Xhindoli
Besnik Bisha
Spartak Ngjela
Ndue Shpani
Genc Shargu
Frrok Gjini
Nard Ndoka
Ersis Hoxha
Genc Sharku
Fatmir Mediu
Arian Madhi
Hajrullah Paturi
Mehmet Xheka
Ymer Tola
Artur Hasanbelliu
Osman Metalla
18 Prill 2008