KE, neutral ndaj statusit të Kosovës
Asambleja Parlamentare e KE-së miraton rezolutën me status-neutral për Kosovën. Në bazë të saj kërkohet nga autoritetet e Kosovës, EULEX-it dhe UNMIK-ut që të angazhohen më shumë në përmirësimin e situatës së sundimit të ligjit në Kosovë. Rezoluta,mbështet karakterin status-neutral ndaj Kosovës, pavarësisht faktit se mëse dy të tretat e vendeve anëtare të kësaj organizate kanë njohur pavarësinë e vendit.
Autori i Rezolutës, Bjorn Von Sidov, gjatë prezantimit të saj është shprehur se standardet në Kosovë janë në nivel shumë të ulët e i ka bërë thirrje EULEX-it, UNMIK-ut si dhe autoriteteve të Kosovës që të ndërmarrin hapa konkret në tej kalimin e problemeve më të cilat ballafaqohen qytetarët e Kosovës. Ndërkohë në Nju jork emisari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara në bisedimet për statusin dhe fitues i çmimit Nobel për Paqe, Marti Ahtisari është shprehur se ”Kosova do të mbetet shtet i pavarur pa marrë parasysh mendimin këshilldhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi legalitetin e shpalljes së pavarësisë së saj”, Sipas tij çfarëdo që të ndodhë në procedimet e gjykatës ndërkombëtare, Kosova është e do të mbetet shtet i pavarur.
Alsat Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 23 qershor 2010 ) < I mëparshmi