Grupi i PS mandaton Ruçin për negociatat

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka mandatuar kreun e saj, Gramoz Ruçi për të nisur negociatat me kreun e grupit të demokratëve , Patozi për gjetjen e zgjidhjes së ngërçit politik në vend. Patozi e Ruçi do të negociojnë për çështjen e komisionit hetimor për zgjedhjet e 28 qershorit.
Ditën e djeshme në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, kryeministri Sali Berisha mandatoi kreun e grupit të PD-së, Patozi të ulet në tryezë me kryetarin e grupit të PS-së, Ruçi për të zbatuar rezolutën e PE-së.
Partia Socialiste kërkon ngritjen e një komisioni të ri parlamentar për hetimin e zgjedhjeve të 28 qershorit, ku shumica dhe kryetari t'i përkasin opozitës.