Grupi i PS-se sot ne seance por kunder imunitetit
Grupi parlamentar i Partise Socialiste i mbledhur dje paradite vendosi te marre pjese ne seancen e sotme qe zhvillohet ne Kuvend por duke vazhduar marredhenien e kushtezuar me kete institucion. Deputetet socialiste pritet te zhvillojne debate te ashpra ashtu si edhe ne seancen e kaluar parlamentare por nuk do te votojne nismen e fundit te ndermarre per te disaten here nga mazhoranca ne lidhje me heqjen e imunitetit. Ne nje konference per shtyp pas zhvillimit te mbledhjes se grupit deputeti socialist Saimir Tahiri u shpreh se PS-ja eshte per nje kufizim real te imunitetit duke ndryshuar Kushtetuten por sipas tij Kryeministri Berisha eshte ai qe shprehet kunder kufizimit duke nenkuptuar keshtu se opozita nuk do ta votoje diten e sotme ne kuvend nismen e mazhorances. PS-ja ka qene e para qe ka kerkuar kufizimin e imunitetit por ishte Berisha ai qe e kundershtoi kete mase per te fshehur ministrat e tij te korruptuar pas imunitetit - theksoi Tahiri. Me pas deputeti socialist akuzoi mazhorancen qeverisese per kontroll te plote ndaj Kuvendit duke theksuar se Parlamenti sot nuk eshte me i pavarur por i nenshtruar ndaj mazhorances. Grupi parlamentar i PS-se shpreh shqetesim per degradimin deri ne mosekzistence te parlamentarizmit permes shuarjes se funksioneve themelore kushtetuese te Kuvendit nga pushteti abuziv. Represioni ndaj opozites dhe deputeteve te saj si dhe eliminimi i te gjitha instrumenteve qe garantojne demokracine parlamentare dhe ushtrimin e te drejtave e funksioneve kushtetuese te deputeteve te opozites eshte qellim dhe pasoje e drejtperdrejte dhe ekskluzive e abuzimit te Sali Berishes me pushtetin - u shpreh Tahiri. Nga ana tjeter deputeti i selise roze deklaroi se do te behet edhe nje hetim per Kryeparlamentaren Topalli e cila sipas tij ka abuzuar me detyren dhe nuk ka respektuar rregulloren. Grupi i PS-se do kerkoje nje hetim te plote per Jozefina Topallin per shkeljen e detyres dhe Kushtetutes - perfundoi fjalen e tij deputeti socialist Saimir Tahiri.