Perfaqesuesi i OSBE tek PS-ja Mos bojkotoni zgjedhjet
Kriza politike ne vend afrimi i zgjedhjeve vendore dhe ngjarjet e dhunshme te 21 janarit ishin ne qender te takimit te kryetarit te grupit parlamentar te Partise Socialiste Gramoz Ruci me nje delegacion nga Asambleja Parlamentare e OSBE-se kryesuar nga perfaqesuesi special per Evropen Juglindore i kesaj asambleje deputeti Roberto Batelli. Mesohet nga burime prane selise roze se ne kete takim delegacioni i OSBE-se kerkoi vecanerisht nga Partia Socialiste qe te heqe dore nga ideja e saj e bojkotit te zgjedhjeve te ardhshme vendore te 8 majit 2011. Nga ana tjeter kreu i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruci duke folur per hetimin e zgjedhjeve te 28 qershorit risolli ne vemendjen e bashkebiseduesve rrezimin arbitrar sipas tij nga ana e mazhorances te rezolutes se Parlamentit Evropian ku rekomandohej ngritja e komisionit hetimor parlamentar per hetimin e materialeve zgjedhore te zgjedhjeve te fundit te pergjithshme te 28 qershorit 2009. Duke folur rreth ngjarjes se dhunshme te demonstrates se opozites me 21 janar kryetari i Asamblese Kombetare te PS-se ritheksoi per perfaqesuesit e OSBE-se se ngjarja e 21 janarit ishte nje zhvillim tragjik qe erdhi per shkak te krizes politike e cila sikunder kujtoi Ruci zgjat prej me shume se nje vit e gjysme ne vend.