Grupi i parlamentar i PS vendos politikisht
25/03/2010 Takimi për seancën parlamentare
Grupi parlamentar i Partisë Socialiste do të mblidhet sot për të vendosur mbi pozicionin që do të mbajë përballë Kuvendit. Por kjo vetëm për seancën parlamentare të ditës së sotme. Kështu, në mesditë mblidhet grupi kuvendor socialist për të diskutuar lidhur me pjesëmarrjen ose jo të deputetëve në punimet parlamentare të ditës së sotme. Ndërkohë, burime pranë selisë rozë bënë me dije se paraprakisht qarkullojnë dy mendime lidhur me një çështje të tillë. Një pjesë e deputetëve të PS-së do të propozojnë që të shkojnë në seancë vetëm për të diskutuar për krizën politike, e sidomos për propozimet e PS-së mbi këtë moment. Po kështu, duke u përqendruar në këtë linjë, ligjvënësve të majtë do t’u jepet mundësia të shprehin në institucionin e Kuvendit të gjitha shkeljet e vëna re seancën e kaluar, ku mazhoranca ngriti komisionin hetimor pa pjesëmarrjen në votim të opozitës. Ndërkohë që e gjithë kjo oponencë do të mund të bëhet gjatë minutazhit të lirë të punimeve parlamentare, për të rimarrë sërish bojkotin ndaj këtij institucioni në kohën kur vijojnë diskutimet mbi rendin e ditës. Por për një pjesë tjetër të grupit kuvendor socialist një mendim i tillë, dhe për pasojë një vendim pro tij, do të jepte mundësinë për të krijuar idenë se tashmë situata po shkon drejt normalitetit, sa kohë që grupi parlamentar i PS-së zgjedh të jetë prezent në Kuvend. Kjo, sipas socialistëve do të ndikonte negativisht në anën tjetër për strategjinë e PS-së, e cila është e përqendruar tek organizimi i protestave qytetare.