Sanderlendi i Canes ndalet ne Birmingem
Sanderlendi eshte ndalur nga Birmingemi, ne ndeshjen e djeshme te Premier Liges, me rezultatin e ngushte 2-1, duke nderprere serine e fitoreve te javeve te fundit. Pas ndeshjes se djeshme trajneri Stiv Brus vleresoi paraqitjen e skuadres, qe luftoi deri ne fund, pavaresisht humbjes. Brus permendi serish lojen pozitive te Canes ne mesfushe dhe vuri theksin ne mungesen e Kotomeles qe u demtuar gjate lojes. Sanderlendi mund te ishte ngjitur ne vendet e para, ne rast te nje fitoreje, qe synohej para ndeshjes. Gjithsesi, forma e Lorik Canes, me kalimin e ndeshjeve po vjen ne rritje, cka ka bere jehone ne Premier Lige dhe jashte saj. Nje jave me pare ekipi i Canes i shkroi nje humbje te turpshme Liverpulit, qe pretendon titullin dhe e sheh veten para ndeshjes se sotme me Mancester Junajtid ne presion per te fituar me cdo kusht.