E Shtunë, 31 Tetor 2026

Legalizimet, 3 muaj kohe per te paguar me letra me vlere

Te gjithe ata qe kane nje ndertim pa leje dhe kane kryer pagesen per legalizimin e tyre, kane tre muaj kohe per te mundur te konvertojne shume e dhene, me letra me vlere. Drejtori i Agjencise se Legalizimeve dhe Urbanizimit te Zonave Informale (ALUIZNI), Agim Berisha, tha dje se edhe ata persona qe kane kryer pagesen per ndertimet e paligjshme, mund te bejne kerkese per te paguar me bonot e privatizimit dhe te rimarrin parate e tyre. "Pagesa per ndertimet pa leje, mund te kryhet edhe me letra me vlere. Eshte percaktuar qe blerja e ndertimit te kryhet deri ne masen 80% me bonot e privatizimit kur ndertimi eshte per efekt banimi. Ndersa ne masen 50% kur ndertimi qe legalizohet perdoret per efekt biznesi, social apo ekonomik", tha Berisha. Sipas tij eshte percaktuar nje afat kohor prej tre muajsh, per ata persona qe ndertimet e paligjshme i kane paguar me para. Brenda ketij afati, keta persona mund te bejne nje kerkese ne zyrat e ALUIZNI-t dhe te mund te paguajne me bonot e privatizimit, duke rimarre keshtu parate e dhena per legalizimin. Nje proces i tille, u be i mundur menjehere pas miratimit ne Kuvend te ndryshimeve ne ligjin per legalizimin e zonave informale. Me shumice votash, Parlamenti pranoi ndryshimet e kerkuara nga Ministria e Financave per ligjin e legalizimeve, duke mundesuar qe ne kete proces te perfshihen edhe bonot e privatizimit. Ministri i Financave, Ritvan Bode, u shpreh ne Kuvend, se futja ne treg e letrave me vlere per ndertimet pa leje, do te ndihmoje te coje perpara kete proces. Sidomos ne nje periudhe kur bankat nuk japin kreditim. Edhe ALUIZNI, kerkoi qe te beje disa ndryshime ne ligjin e legalizimeve kur diskutimi u rihap ne Kuvend. Por duke qene se propozimet e kesaj agjencie u bene me shume vonese, ato nuk u pranuan. ALUIZNI propozoi qe ligj te shtohet qe per ndertimet e legalizuara, per te cilat nuk jane shlyer pagesat e parashikuara ne ligj, kryen procedurat e regjistrimit duke vendosur kufizim sipas ligjit per regjistrimin e pasurive te paluajtshme te ndryshuar. Sipas eksperteve te ALUIZNIT, aktualisht per 70% te ndertimeve informale kane mbaruar procedurat per kualifikimin dhe pajisjen me leje legalizimi. Nderkohe pritet qe te behet pagesa e ketyre detyrimeve qe kane te bejne me kalimin e pronesise se parceles ndertimore.

Ndryshimet e kerkuara nga ALUZINI per ligjin e legalizimeve

Per ndertimet e legalizuara, per te cilat nuk jane shlyer pagesat e parashikuara ne ligj, kryen procedurat e regjistrimit duke vendosur kufizim sipas ligjit per regjistrimin e pasurive te paluajtshme te ndryshuar.

Kufizimi do te zgjase deri ne shlyerjen e plote te detyrimeve

Duke qene se ne praktike ndeshemi shpesh me raste te mos qartesise se titujve te pronesise, propozojme qe: Per objektet ekzistuese dhe ndertimet me leje qe nuk i kane te rregulluara raportet e pronesise mbi truallin mbi te cilat kane shtesa informale, bejne kalimin i pronesise se truallit ne teresi ne perputhje me percaktimet e ketij ligji.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›