E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdani titullar me Kievon, premton gol ndaj Milanit

Sulmuesi i kombetares sone, Erjon Bogdani do te jete titullar per Kievon sot ne mbremje, ne ndeshjen e Seria A, kunder Milanit. Autori i golit te vetem per Kievon, ne humbjen e kaluar me Barin, beson se skuadra e tij ka forca per te mundur kuqezinjte e Leonardos. - "Ne si skuader mund te fitojme, ndaj te gjitheve," - thote Bogdani. -"Kievo e ka treguar nje gje te tille ne te kaluaren. Nuk i trembemi as Milanit. Pas humbjes me Barin duhet t'i kthehemi rezultatit pozitiv," - shprehet sulmuesi shqiptar. Bogdani do te jete titullar sot ne mbremje, ne ndeshjen e Seria A, mes Kievos dhe Milanit. Kuqezinjte e Leonardoas, pas triumfit qe siguruan per "Champions", ne "Bernabeu" do te kerkojne maksimumin ne kampionat. Pirlo eshte i ndergjegjshem se ky sezon ka nisur me probleme per Milanin, ndaj eshte koha qe te sigurohet nje fitore bindese. - "Ndeshja e sotme eshte nje sfide vendimtare per pike," - theksoi Pirlo. - "Fitorja qe shenuam me Romen, nje jave me pare na lejoi qe te fitonim edhe ne Madrid dhe synojme qe te vazhdojme ne kete rruge. Ne do te shfrytezojme te gjitha shanset tona qe te sigurojme fitoren,' - perfundon Andrea Pirlo.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›