Grupi i te dyve qe mund te ndryshoje boten
Nga Zbigniew Brzezinski
Ish-Keshilltar per Ceshtjet e Sigurise Kombetare te Presidentit Karter
Kur Presidenti Xhimi Karter me dergoi ne Kine me 1978, per te nisur negociatat sekrete qe perfunduan me normalizimin e marredhenieve SHBA-Kine, vetem 1200 te huaj jetonin ne Pekin, vetem nje dite me pare 1100 zyrtare amerikane u vendosen ne Ambasaden e re amerikane dhe vleresohet qe tani ne qytet jetojne 150.000 te huaj. Bota jone eshte me e ndryshme, me e mire dhe me e sigurt per shkak te ketij normalizimi.
Ajo u pershpejtuar pothuaj nga fillimi i bashkepunimit ne fushen e sigurise, i cili ka qene nje perfitim i vertete si per SHBA ashtu edhe per Kinen. Efekti ishte ndryshimi i fushes globale te shahut te Luftes se Ftohte, ne dizavantazh te Bashkimit Sovjetik. Terthorazi, normalizimi lehtesoi vendimin e Kryetarit Deng Xiaoping, per te ndermarre nje reforme te gjithanshme ekonomike. Rritja ekonomike e Kines do te kishte qene shume me e veshtire pa zgjerimin e marredhenieve tregtare dhe financiare amerikano-kineze qe pasuan kete normalizim.
Cili eshte statusi aktual gjeostrategjik i raportit SHBA-Kine?
Nje artikull ne revisten Liaowang (14 Korrik 2008) e pershkruante raportin si nje "ndervaresi komplekse", ne te cilin te dyja palet e vleresojne njera-tjetren ne terma pragmatike dhe te moderuara dhe ne te cilin "te dyja palet mund te konkurrojne dhe diskutojne brenda normave ekzistuese nderkombetare". Per te qene i sigurt, nje Kine globalisht ne ngritje eshte nje fuqi revizioniste ne ate qe ajo deshiron ndryshime te rendesishme ne sistemin nderkombetar, por ajo i deshiron ato ne nje menyre te duruar, te kujdesshme dhe paqesore. Amerikanet te cilet merren me marredheniet me jashte vleresojne vecanerisht faktin se mendimi strategjik kinez eshte larguar nga nocionet e nje konflikti global klasash, ose revolucioni te dhunshem, duke e vene theksin ne vend te saj ne "rritjen paqesore" te influences globale te Kines ndersa kerkon nje "bote te harmonishme".
Perspektiva te tilla te perbashketa e bejne gjithashtu me te lehte per te dy vendet, perballjen me mosmarreveshjet e mbetura ose potenciale dhe bashkepunimin ne sfida te tilla, si ato te shtruara nga programi berthamor i Kores se Veriut. Nese do te mbajme gjithmone parasysh fokusimin tek ndervaresia jone, ne do te jemi ne gjendje te perballemi edhe me ceshtje te tjera te diskutueshme.
Cili duhet te jete tani objektivi yne i madh i perbashket? Raporti yne nuk mund te jete statik, ai do te rritet ose do te kufizohet. Bota do te perfitoje, dhe po ashtu edhe vendet tona, nese ai zgjerohet. Si nje aspekt praktik, ne duhet te zgjerojme dhe thellojme bashkepunimin tone gjeostrategjik, pertej nevojes imediate per bashkepunim te ngushte per t'i bere balle krizes ekonomike.
Kina eshte e nevojshme si nje pjesemarres direkt ne dialogun me Iranin, per shkak se Kina do te jete gjithashtu e prekur nese perpjekjet per te negociuar perfundojne ne nje deshtim. Konsultimet SHBA-Kine per sa i perket Indise dhe Pakistanit mbase mund te cojne ne nje ndermjetesim shume me efektiv edhe pse informal, per nje konflikt midis te dyve, qe do te ishte nje katastrofe rajonale. Kina duhet te jete perfshire aktivisht per te ndihmuar ne zgjidhjen e konfliktit izraelito-palestinez, i cili paraqet nje rrezik gjithnje e me te madh, per nje Lindje te Mesme me te radikalizuar dhe me te paqendrueshme.
Ne duhet te zhvillojme nje pikepamje te perbashket sesi te perballemi me rreziqet globale qe shfaqen nga ndryshimi i klimes. Ne duhet te eksplorojme mundesine e krijimit te nje force me te madhe, rezerve paqeruajtese te OKB-se per t'u dislokuar ne vendet problematike. Ne duhet te diskutojme sesi nje iniciative nderkombetare drejt nje miratimi global te opsionit pa arme berthamore mund te jete e dobishme ne frenimin e perhapjes se armeve berthamore. Ne natyrisht qe kemi nevoje per te bashkepunuar ngushte ne zgjerimin e Grupit aktual te Tete vendeve kryesore te industrializuara me nje G14 ose G16, me qellim qe te zgjerojme rrethin global te vendimmarresve dhe te zhvillojme nje pergjigje me gjitheperfshirese ndaj krizes ekonomike.
Por per te promovuar te gjitha keto ne kemi nevoje per nje G2 informal. Raporti midis SHBA dhe Kines duhet te jete nje partneritet gjitheperfshires, paralelisht me marredheniet tona me Evropen dhe Japonine. Prandaj udheheqesit tane kryesore duhet te takohen ne menyre informale mbi bazen e nje programi te rregullt per diskutime te thella personale, jo vetem mbi marredheniet tona bilaterale por edhe mbi boten ne pergjithesi.
E gjitha kjo tregon ne nje drejtim ambicioz politikisht si edhe filozofikisht. Shprehja kineze mbi "harmonine" mund te sherbeje si nje pike e dobishme nisjeje per takimet amerikano-kineze. Ne nje epoke ne te cilen rreziqet e nje "perplasjeje civilizimesh" shume destruktive jane duke u rritur, mbeshtetja e matur e nje pajtimi te vertete te civilizimeve eshte domosdoshmerish urgjente. Kjo eshte nje detyre qe Presidenti i zgjedhur Barak Obama - i cili ne shpirt eshte nje pajtues - duhet ta gjeje te pelqyeshme, dhe te cilen Presidenti Hu Jintao - i cili shpiku konceptin e "botes harmonike" - duhet ta mireprese. Ky eshte nje mision i denje per te dyja vendet me potencialin me te jashtezakonshem per t'i dhene forme, te ardhmes sone te perbashket.
"The Financial Times"