E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grupi nderdiskasterial i punes per trajtimin e ceshtjeve te ngritura nga perfaqesuesit e profesoratit te Universitetit te Tiranes dhe atij Politeknik pasi disa takimesh ne lidhje me problemet e reform

Grupi nderdiskasterial i punes per trajtimin e ceshtjeve te ngritura nga perfaqesuesit e profesoratit te Universitetit te Tiranes dhe atij Politeknik pasi disa takimesh ne lidhje me problemet e reformimit te arsimit te larte dhe implementimit te "Kartes se Bolonjes", deklaron se per te gjitha ceshtjet e parashtruara, mbeshtetur ne legjislacionin ne fuqi per arsimin e larte u saktesuan mekanizmat konkrete institucionale qe sigurojne zbatimin koherent dhe adekuat te ketij legjislacioni, konkretisht:

Se pari, lidhur me autonomine institucionale

Grupi nderdiskasterial i punes identifikoi raste te cenimit arbitrar te autonomise te shkollave te larta. Qeveria Shqiptare garanton qe asnje akt, i asnje institucioni nuk do te lejohet te cenoje kete autonomi. Qeveria nuk do te toleroje dhe do te vere perpara pergjegjesise te gjithe ata individe qe cenojne arbitrarisht funksionimin ligjor te institucioneve.

Se dyti, lidhur me autonomine financiare

-Qeveria garanton qendrueshmerine e buxhetit te sistemit te arsimit duke e konsideruar financimin e arsimit te larte si prioritet.

-Ne perputhje me ligjin per buxhetin e shtetit dhe ligjin per arsimin e larte Qeveria garanton perdorimin e te ardhurave te univeristeteve sipas prioriteteve te zhvillimit te arsimit te larte

-Qeveria garanton ndryshimin e akteve nenligjore qe sigurojne perdorimin dhe menaxhimin e te ardhurave ne perputhje me nevojat e identifikuara nga vete shkollat e larta, nen pergjegjesine ligjore qe lyp respektimi i autonomise institucionale dhe financiare.
Per kete qellim do te ndryshohet udhezimi i perbashket i Ministrit te Arsimit dhe Shkences dhe Ministrit te Financave me fokus:
-eleminimin e kufijve te perdorimit te te ardhurave sipas zerave perkates te buxhetit dhe
-nepermjet konsolidimit te mekanizmit te derdhjes dhe perdorimit te te ardhurave, duke perputhur vitin akademik me vitin financiar.

- Qeveria pranoi propozimin e perfaqesuesve te profesoratit per marrjen e te drejtes dhe pergjegjesise ligjore per programimin dhe zhvillimin e procedurave te tenderimit, nga vete shkollat e larta, ne nivelet qe njeh ligji. Qeveria konsideron kete nje thellim te shprehjes se autonomise se shkollave tona te larta dhe rritjes se pergjegjesise ne menaxhimin e burimeve ne perputhje me nevojat per permiresimin e arsimit te larte ne fushat e investimeve, kerkimit shkencor, kurikulave, etj

Se treti, lidhur me detyrimet e prapambetura

Qeveria eshte e gateshme per shlyerjen e plote te detyrimeve te prapambetura te njohura me ligj, menjehere me evidentimin dhe paraqitjen e tyre nga cdo shkolle e larte.

Se katerti, lidhur me kerkesen per dyfishimin e pagave te profesoratit dhe stafit mbeshtetes

Qeveria konsideron kete kerkese te paaresyeshme dhe te parealizueshme pasi fatura financiare e ketij propozimi eshte perafersisht e barabarte me rreth 60% te fondit te parashikuar per politikat e pagave (per vitin 2005) per 110 000 punonjes te administrates publike shqiptare, perfshire rritjen prioritare te pagave ne sektoret e arsimit dhe shendetesise. E thene ndryshe kerkesa e tyre perfaqeson rreth 25% te fondit te parashikuar ne buxhetin ne shtetit per trajtimin e invalideve, apo tere fondi i parashikuar per pagesen e te papuneve. Kjo kerkese eshte e barabarte me rreth 30% te te gjitha investimeve buxhetore ne sektorin e arsimit dhe mbi 50% te fondit te parashikuar per investime ne sistemin ne shendetesise.

Qeveria do te miratoje dhe zbatoje studimin qe po perfundon per krijimin e nje sistemi modern te pagave ne te gjithe administraten publike Shqiptare, asistuar nga Bashkimi Europian, duke permiresuar dhe korrigjuar deformimet ne kete sistem si dhe siguruar vendin e merituar te profesoratit.

Se pesti, lidhur me "Karten e Studentit"

Ministria e Kultures, Rinise dhe Sporteve, i ka paraqitur Keshillit te Ministrave projektaktin ligjor per realizimin e sistemit te kartes se studentit dhe te gjitha detyrimeve qe dalin prej saj. Me miratimin e ligjit nga Kuvendi, Keshilli i Ministrave brenda 2 muajve do te miratoje aktet nenligjore per implementimin e plote te ligjit.

Se pesti, Qeveria i propozoi perfaqesuesve te rektoratit krijimin e nje Keshilli Kombetar te Politikave Arsimore, per perpilimin e politikave te arsimit te larte ne perputhje me Karten e Bolonjes. Perfaqesuesit e profesoratit e mirepriten dhe pranuar kete propozim. Ne kete kuader do te diskutohen dhe do te percaktohen ne perputhje edhe me kriteret e Bashkimit Europian, statusi dhe vendi i profesorit, qe lidhet me sistemin e akreditimit te shkollave te larta.

Aktet nenligjore te sqaruara me siper do te miratohen ne mbledhjen me te afert te Keshillit te Ministrave

E gjithe kjo paraqitje eshte e mjaftueshme per te informuar opinionin publik Shqiptar qe autonomia e shkollave tona te larta eshte e garantuar ligjerisht dhe institucionalisht, ne keto kushte Qeveria Shqiptare konsideron rifillimin e menjehershem te mesimit si nje detyrim ligjor qe con ne respektimin e disiplines administrative dhe financiare dhe qe lidhet me kontratat e punes pedagogeve.

Qeveria konsideron si partnere dhe kontrolluese te angazhimeve qe po merr me rektoret, organizatat perfaqesuese te studenteve dhe qeverite e tyre studentore.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›