Sjellja joprofesionale e mjekut ndaj pacientit
Jo vetëm mjekimi i gabuar, por tanimë edhe sjellja arrogante ndaj pacientit mund t’i kushtojë vendin e punës mjekëve. Denoncimet e qytetarëve dhe rastet e konstatuara nga specialistët e shëndetësisë gjatë kontrolleve në spitalet rajonale kanë bërë që Institutiti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor dhe “Urdhri i Mjekut” të nënshkruajnë një memorandum bashkëpunimi nëpërmjet të cilit këto instutucione angazhohen të marrin masa deri në heqjen e liçensës së mjekut për çdo shkelje të vënë re.
Nëpërmjet këtij memorandumi Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor ka marrër përsipër gjithashtu të mos lejojë punësimin në institucionet shëndetësore të mjekëve të palicensuar një shqetësim i vazhdueshëm ky për “Urdhrin e Mjekut”.
Gjithashtu të dy institucionet do të angazhohen për të gjetur dhe aplikuar format më të përshtatshme për edukimin e vazhdueshëm mjeksor, si edhe për të lehtësuar e mundësuar pjesmarrjen sa më të gjerë të mjekëve në këto forma.