E Diel, 1 Nëntor 2026

Siria pranon kërkesën e Ligës Arabe për monitoruesit

SIRI- Siria ka nënshkruar një marreveshje sot për të lejuar monitoruesit e huaj si pjesë e një iniciative të Ligës Arabe që ka për qëllim t'i japë fund një operacioni nëntë mujor me protesta kundër sundimit të presidenti Bashar al-Asad.

Ministri i Jashtëm Sirisë Walid al-Moallem tha se protokolli u nënshkrua në selinë e Ligës Arabe në Kajro. Siria ka ngecur për javë të tëra në nënshkrimin e protokollit të monitoruesve, edhe pse kishte rënë dakord në pjesë të tjera të planit. Liga ka pezulluar Sirinë dhe ka shpallur sanksione kundër Damaskut.

Ndërkohë, Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut njoftoi sot se forcat siriane të sigurisë vranë të paktën gjashtë civilë ndërsa regjimi nuk tregoi asnjë shenjë të lehtësimit të goditjes vdekjeprurëse kundër protestuesve.
(el.me/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›