E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pronat, shkarkohet Tunxh Vatnikaj

Rozeta Rapushi

Hyne serish ne udhekryq procesi i kthimit dhe kompensimit te pronave. Pikerisht kur pritej ndarja e fondit prej 5 milione dollaresh per kompensimin e ish-pronareve, qeveria shkarkoi dje me nje vendim te posacem kryetarin e Agjencise se Kthimit dhe Kompensimit te Pronave, Tunxh Vatnikaj. Ne fillim te mbledhjes se qeverise, kryeministri Berisha, beri publik dje vendimin per shkarkimin e Vatnikaj, pa dhene arsyet e heqjes se tij nga detyra. "Tunxh Prel Vatnikaj, drejtor i Pergjithshem i Agjencise se Kthimit dhe Kompensimit te Pronave, shkarkohet nga kjo detyre. Elvis Cefa emerohet drejtor i Pergjithshem i Agjencise se Kthimit dhe Kompensimit te Pronave", vendosi Keshilli i Ministrave. Ne vendimin e nxjerre, nuk sqarohet se pse ish-drejtori u shkarkua nga detyra e tij. Ne te thuhet vetem se largimi nga posti qe mbante u morr ne baze te ligjit per AKP, me propozim te kryeministrit. I kontaktuar nga gazeta "Koha Jone", ish-drejtori, Vatnikaj, preferoi te mos e komentoje shkarkimin e tij dhe arsyet se pse eshte pushuar nga detyra qe ushtronte, ne drejtimin e Agjencise se Kthimit dhe Kompensimit te Pronave. "Nuk kam komente. Por largimi im nuk do te krijoje probleme ne procesin e kthimit dhe kompensimit te pronave, apo ne ndarjen e fondit te percaktuar per pronaret", u shpreh Vatnikaj. Largimi i tij vjen ne periudhen kur, fondi prej 5 milione dollare, i percaktuar per kompensimin e pronareve per vitin qe lame pas, shkoi dem. Duke qene, se ky fond, nuk u nda brenda vitit qe shkoi dhe pse u premtua shume, Agjencia nuk mundesoi dot shperndarjen e tij ne kohe. Kjo beri qe parate e percaktuara ne buxhet, te digjen dhe te mos shkojne per kompensimin e pronareve. Kjo eshte e para here, kur nje fond i percaktuar per pronaret, digjet dhe nuk shperndahet. Nderkohe qe eshte drejtori i trete brenda ketyre tre viteve, qe emerohet dhe shkarkohet.

"Fondi ndahet brenda muajit"

Vetem pak dite me pare, ish-drejtori i Agjencise se Kthimit dhe Kompensimit te Pronave, Tunxh Vatnikaj, deklaroi se fondi prej 5 milione dollaresh per pronaret, do te ndahet brenda ketij muaji. Duke shpjeguar procedurat qe do te ndiqen per kompensimin, Vatnikaj u shpreh se ne agjenci jane depozituar 740 dosje nga ish- pronaret, te cilat po shqyrtohen. Sipas tij, pas mbylljes se ketij procesi, qe duhet te perfundonte kete jave, do te celet fondi dhe do te behet perllogaritja e parave, qe do te perfitojne pronaret nga kompensimi. Vatnikaj u shpreh se per kompensim do te perdoret fondi prej 5 milione dollaresh, i cili nuk u levrua ne vitin qe shkoi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›