E Shtunë, 31 Tetor 2026

INSTAT, qeveria largon nje anetar te Keshillit

Po diten e djeshme, qeveria shkarkoi dhe nje prej anetareve te Keshillit te Statistikave. Me vendim te posacem ekzekutivi, vendosi te liroje nga detyra e anetarit te Keshillit te Statistikave, Kliti Cecen. Serish pa dhene asnje argumentim per lirimin e tij nga posti qe mbante. Menjehere ne vend te tij, pa vendim te Keshillit te Ministrave, u caktua Diana Shtylla, e cila mori postin e anetares se Keshillit te Statistikave. Ai u more ne mbeshtetje te Kushtetutes dhe te ligjit "Per statistikat zyrtare", me propozimin e kryeministrit. Nderkohe qe mbetet mister motivi i shkarkimit te Ceces, duke lene hapur hamendjet per nje levizje te mundshme ne kuader te perplasjet qe jane shkarkuar per rezultatet e rritjes vjetore ekonomike ne vend, ku ka pasur jo pak perplasje shifrash. Ashtu si shkarkimi i kreut te Agjencise se Kthimit dhe Kompensimit te Pronave, edhe ky vendim nuk permbante asnje sqarim se, pse Ceca u shkarkua nga posti i anetarit te Keshillit te Statistikave. Nga ekzekutivi nuk u dha asnje detaj mbi vendimet e marra, thjesht u theksua fakti se ato hyjne ne fuqi menjehere. Vendimet u bene publike nga vete kryeministri Sali Berisha, qe ne fillim te mbledhjes se qeverise. Me pas u vijua me rendin e dites se ekzekutivit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›