Rritje page per policet dhe tatimet
Qeveria miratoi diten e djeshme dy vendime per rritjen e pagave, sipas kritereve te caktuara ne Sherbimin e Kontrollit te Brendshem dhe Inspektimit te Pergjithshem ne Ministrine e Brendshme. Po keshtu Keshilli i Ministrave miratoi dje edhe nivele te reja shtesash page, per punonjesit e tatimeve. Efektet financiare qe rrjedhin nga keto dy vendime do te merren nga fondi i ministrive perkatese dhe vendimi per rritjen e pagave te punonjesve te SHKB-se dhe Inspektoratit te Pergjithshem ne Ministrine e Brendshme do te hyje ne fuqi vetem ne korrik te ketij viti.
Policia
Keshilli i Ministrave mori dje vendimin qe sipas te cilit nje shtese te konsiderueshme mbi rrogen e mujore, e marrin ata punonjes te Sherbimit te Kontrollit te Brendshem dhe te Inspektimit te Pergjithshem te cilet punojne ne pozicione, qe lidhen me procesin e informatizimit te veprimtarise se ketyre drejtorive dhe kerkojne. Nisur nga keto detyra ketyre punonjesve u kerkohet arsimi i larte ne deget "Inxhinieri elektronike" apo "Informatike" dhe do te jene pikerisht keta persona qe do te perfitojne nje shtese prej 10 000 (dhjete mije) lekesh mbi pagen mujore, te grades perkatese. Sipas vendimit, zbatimi i kesaj shtese, per pozicionet konkrete, behet pas miratimit paraprak te Departamentit te Administrates Publike dhe Ministrise se Financave, sipas pershkrimit te pozicioneve te punes. Rritja pritet te jete ne masen 7-8 per qind per kete kontingjent.
Tatimet
Qeveria ka marre nje vendim tjeter, i cili i shton pagen punonjesve te tatimeve sipas vjetersise se punes, qe ata kane ne kete sektor. Keshtu sipas vendimit te djeshem drejtuesit dhe inspektoret ne kete sektore, do te perfitojne 2% rritje te pages ne muaj, pas cdo viti pune ne kete institucion. Kjo shume nuk duhet te kaloje 25% me shume se paga qe kane dhe llogaritet mbi pagen e grupit. Po keshtu te gjithe punonjesit te cilet mbajne graden e nenispektorit, do te perfitojne 1% rritje page ne cdo muaj, pas cdo viti pune dhe kjo do te llogaritet mbi pagen e pozicionit.
Fatjona Mejdini